KOSOVA

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht! Vuçiç është afruar me Putin e Kinën

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 18:05
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres

“Çdo nismë që vjen nga Kongresi amerikan duhet marrë seriozisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vujaçiç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Kështu e komenton ai projektligjin e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kërkon masa ndaj Serbisë për shkak të prapakthimit demokratik dhe raporteve të saj me Rusinë dhe Kinën. Projektligji, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, është paraqitur nga republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating. Vuçiç vlerëson se nisma nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të menjëhershëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, por se përbën një sinjal të rëndësishëm në Kongres, pasi vjen nga përfaqësues të të dyja partive.

“Është gjithashtu domethënëse që për këtë po flitet në këtë mënyrë, në një formë konkrete - gjë që kohët e fundit nuk ka qenë praktikë”, thotë ai.

Nisma e Wilsonit dhe Keatingut vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nisën në mes të korrikut Dialogun Strategjik, me synimin për të thelluar bashkëpunimin. Në projektligj parashihet, gjithashtu, që Dialogu Strategjik të kushtëzohet me trajtimin e çështjeve që lidhen me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, si dhe me gjendjen e demokracisë në Serbi.

Lidhur me këtë nismë, Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë vetëm se “pret me kënaqësi bashkëpunimin me Serbinë për sigurimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë dhe Presidenca e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me projektligjin e kongresistëve amerikanë. Në projektligj thuhet, gjithashtu, se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione financiare dhe kufizime vizash ndaj aktorëve të dëmshëm që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Sanksione parashihen edhe ndaj personave që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të cilësdo zonë apo shteti në rajon. Projektligji kërkon masa edhe ndaj atyre që në Ballkanin Perëndimor përfshihen në minimin e proceseve dhe institucioneve demokratike, në korrupsion apo në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Sanksione parashihen edhe për pengimin e marrëveshjeve dhe kornizave rajonale që lidhen me sigurinë, paqen, bashkëpunimin ose njohjen e ndërsjellë.

Projektligji titullohet “Akti për Mbështetjen e Sundimit të Ligjit, Ndërtimin e Drejtësisë Institucionale dhe Llogaridhënies”, apo shkurt “SRBIJA Act”.

“Në rend dite, me gjasë pas zgjedhjeve”

Republikani Wilson ka deklaruar se Serbia, nën presidentin Aleksandar Vuçiç, “është larguar qëllimisht, gjithnjë e më shumë, nga sundimi i ligjit”.

“… dhe është afruar me armiqtë e lirisë, si krimineli i luftës [presidenti rus, Vladimir] Putin, Partia Komuniste e Kinës dhe regjimi terrorist në Teheran”, ka shtuar ai.

Wilson ka thënë gjithashtu se, pavarësisht protestave të përhapura kundër korrupsionit, “Qeveria e Vuçiçit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë”.

“Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka shkruar ai në rrjetin X.

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiq, thotë se kongresisti Joe Wilson ka qenë, prej kohësh, pjesë e Grupit të Miqësisë me Serbinë në Kongresin amerikan.

“Ai është përfshirë në këtë grup qysh kur unë isha ambasador në SHBA, kur u formua grupi i parë për Serbinë, kështu që ka përvojë. Ai është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme”, thotë Vujaçiq.

Grupi i Miqësisë me Serbinë në Kongresin amerikan u formua në vitin 2004 si një grup joformal dypartiak, me synimin për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Duke theksuar se procesi i miratimit të ligjeve është i ndërlikuar dhe i gjatë, Vujaçiç nuk pret që projektligji të miratohet para zgjedhjeve të nëntorit.

“Është ende larg miratimit si ligj. Çështja është se kur do të futet në rend dite. Nuk shoh ndonjë urgjencë apo mënyrë që ai të miratohet para zgjedhjeve”, thotë Vujaçiç.

Zgjedhjet e mesmandatit të presidentit Donald Trump, që mbahen më 3 nëntor, janë vendimtare për përcaktimin e balancës së forcave në Kongres.

Në nëntor do të votohet për të gjithë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve, dhomës së ulët të Kongresit, si dhe për një të tretën e Senatit.

E ardhmja e Dialogut Strategjik

Sipas projektligjit të paraqitur nga Wilson dhe Keating, parashihet pezullimi i Dialogut Strategjik, përveç nëse në kuadër të tij trajtohen çështjet e përcaktuara në projektligj. Projektligji obligon sekretarin amerikan të Shtetit që, para takimeve në kuadër të Dialogut Strategjik, t’u konfirmojë komiteteve për punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit se do të trajtohen marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Po ashtu, kërkohet që të diskutohen çështje që lidhen me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftimin e korrupsionit, reformat në sundimin e ligjit, forcimin e qeverisjes demokratike, lirinë e shtypit dhe lirinë e tubimit.

I pyetur se çfarë do të nënkuptonte për Serbinë një ndërprerje eventuale e Dialogut Strategjik, Vujaçiç vlerëson se ky dialog “është më shumë në fazën e paralajmërimit sesa diçka konkrete”.

“Ende nuk e shoh se cilat janë mundësitë e këtij Dialogu Strategjik. Madje, të paktën nga ajo që është paralajmëruar deri tani, nuk shoh ndonjë përfitim të madh për Serbinë nga ky dialog, përveçse fokusit tek energjia”, thotë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, përmes Dialogut Strategjik, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për synime të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe arsimore, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë. Në kuadër të Dialogut Strategjik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan në mes të korrikut një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë energjetike rajonale.

SHBA-ja mirëpriti vendimin preliminar të Serbisë për të vazhduar realizimin e projektit hidroenergjetik Gjerdap III, si projekti i parë i identifikuar në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare për energjinë.

Ky projekt shihet si një hap drejt rritjes së pavarësisë energjetike të Serbisë.Uashingtoni e konsideron frenimin e ndikimit kinez dhe rus si një prej interesave kryesore në Ballkanin Perëndimor. Zvogëlimi i varësisë energjetike të Ballkanit Perëndimor nga Rusia është gjithashtu një prej synimeve të Aktit amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të miratuar në mesin e dhjetorit të vitit 2025.

Në të njëjtin ligj, si synim përcaktohet edhe zvogëlimi i ndikimit të Kinës në rajon./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?