Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
KOSOVA

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg/ Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për drejtësi në procesin ndaj Çlirimtarëve në Hagë

P
Piranjat21 September 2026, 14:07 · 2 min lexim
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg/ Aleanca

KOSOVË- Aleanca ka shprehur mbështetjen e saj për çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon garantimin e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një reagim publik, Aleanca thekson se qëndrimi i saj institucional ndaj këtij procesi ka qenë i pandryshuar që nga fillimi, duke përsëritur bindjen se lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë dhe e pashmangshme.

“Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Aleanca shprehet gjithashtu se beson se procesi gjyqësor në Hagë do të përfundojë me pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Besojmë se në fund të këtij procesi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm”, thuhet më tej në reagim.

Në këtë drejtim, Aleanca u bën thirrje Kosovës dhe institucioneve të saj që të angazhohen për të mbështetur procesin dhe për të kontribuar që ai të përfundojë, sipas saj, me drejtësi të plotë.

“Për ta arritur një gjë të tillë, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë gjithçka që ky proces të përfundojë ashtu siç duhet, me drejtësi të plotë”, thuhet në tej në reagim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.