Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para
KOSOVA

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

P
Piranjat24 July 2026, 14:02 · 3 min lexim
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë.

Dënimi me burgim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, ndërkaq gjoba duhet të paguhet brenda tre muajsh pasi vendimi të jetë i plotfuqishëm, tha kreu i trupit gjykues, Leon Perllaska.

Megjithatë, Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172.600 eurosh.

Një ditë më parë para Gjykatës Themelore, Ahmeti u deklarua i pafajshëm dhe tha se shuma prej 172.600 eurosh ishte ndihmë financiare nga familja e tij, duke theksuar se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Ahmetit për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti, i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandate, nga viti 2013 deri më 2021, kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi sipas Prokurorisë se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshme nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172.600.00 euro”, tha më 23 dhjetor 2025.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Në Kosovë, që nga viti 2007 zyrtarët publikë duhet të deklarojnë çdo vit pasurinë.

Më pas, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Deri më tani, asnjë zyrtarë nuk ishte dënuar me burgim për mosdeklarim të pasurisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.