Ish-luftëtari i UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Nasim Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, deklaroi se Gjykata Speciale ka dënuar të gjithë kombin shqiptar me vendimin e saj.
“Ne nuk mund të biem në manipulimin e këtij gjykatësi, që ka qenë manipulues edhe gjatë kohës që ka qenë në Kosovë. Aty jo vetëm që nuk flitet për përgjegjësi penale, unë po them se aty ai përpos që ka dënuar një popull të Kosovës, ka dënuar edhe komplet Shqipërinë me dy rajone, rajonin e Tropojës dhe rajonin e Hasit.
Pra, ai ka implikuar një Shqipëri të tërë në këto krime që po thonë individuale”, tha Haradinaj në A2CNN.
“E dyta, na kanë dënuar më shumë sesa kanë dënuar vetë Serbinë. Milutinoviç u lirua nga aktakuza, neve na kanë dënuar kryeministrin. Janë hedhur poshtë edhe dëshmitarët më kredibël të NATO-s.
Duhet të protestojmë kudo ku ka shqiptarë, sepse po na baltosin. Gjithashtu, kemi qenë ushtri vullnetare dhe luftën e kemi bërë bashkë me Amerikën”, shtoi Haradinaj.
Lexo edhe
KOSOVA
Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Protesta e katërt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë/ Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020...

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë tjetër protestë: Lironi çlirimtarët

Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, regjistrohen dy viktima

Identifikohen 3 viktima nga varret masive në Zubin Potok/ Kurti: Mbetjet mortore u përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ A rrezikon destabilizim Kosova? Eksperti: Serbia goditi më shumë SHBA-të! Ndërhyri te vendimi i Hagës...

Specialja zbardh rrugën e Apelit, 30 ditë për hapin e parë





