KOSOVA

James Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2026, 17:15
James Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me

Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës, thotë historiani britanik, James Pettifer, duke vënë në pikëpyetje nëse misione si EULEX-iMisioni evropian për sundimin e ligjit ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre. kanë ende rol në vend.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Pettifer, ligjërues i Historisë së Ballkanit në St Cross College, Universiteti i Oksfordit, thotë se Kosova nuk duhej ta refuzonte krijimin e Dhomave të Specializuara, por duhej të negocionte ndryshe kushtet mbi të cilat ato u themeluan.

Ai argumenton se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së mund ta vështirësojë edhe më tej pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa bën thirrje që reagimi ndaj tij të jetë politik dhe institucional.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13 vjet për krime lufte.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për respektimin e aktgjykimit. Në Kosovë, të dielën u zhvilluan protesta kundër vendimit për të pestën natë me radhë, ndërsa, të hënën, protestuan edhe studentët.

Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga Aleanca, çoi në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Pettifer, aktgjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët është tashmë është një fakt juridik, pavarësisht se si është pritur në Kosovë. Çfarë mund të bëjë Kosova në këtë pikë – politikisht dhe institucionalisht?

James Pettifer: Mendoj se ka mjaft mundësi. Natyrisht, aktgjykimi është aty dhe procesi i apelit do të nisë. Edhe pse nuk e dimë se çfarë forme do të marrë dhe as sa do të zgjasë, ai proces do të vazhdojë pavarësisht gjithçkaje.

Por, mendoj se natyra e kësaj ngjarjeje është shumë serioze për Kosovën dhe se marrëdhëniet e zakonshme diplomatike dhe politike duhet të rishikohen.

Radio Evropa e Lirë: A mund të shpjegoni më hollësisht se çfarë mendoni se duhet të bëhet?

James Pettifer: Është e qartë se marrëdhënia me NATO-n është thelbësore dhe ajo nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Dhe, mësa di unë, NATO-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë mënyrë në procesin e Dhomave të Specializuara.

Por, situata me Evropën është krejt ndryshe. Siç ndoshta e keni parë edhe në X dhe në rrjete të tjera sociale, shumë njerëz me përgjegjësi mendojnë se organizata si EULEX-i, OSBE-ja dhe të tjera duhet të mbyllen. Ato i përkasin së kaluarës.

Personalisht, mendoj se ky është drejtimi i duhur, veçanërisht sa i përket misionit të EULEX-it.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ky është një opsion i mundshëm?

James Pettifer: Po. Kosova është shtet sovran dhe i njohur. Dua të them se – mësa e kuptoj unë – këta njerëz janë në Kosovë vetëm me pëlqimin e Qeverisë.

NATO-ja është në një pozitë tjetër, por, siç e thashë, NATO-ja nuk ka qenë e përfshirë në procesin [e Dhomave të Specializuara].

Por, veçanërisht sa i përket EULEX-it, nuk shoh arsye përse duhet të vazhdojë, kur qartazi është një mjet për interesat e Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë se Kosova ishte naive që bashkëpunoi me Dhomat e Specializuara. Çfarë duhej të kishte bërë ndryshe?

James Pettifer: Mendoj se këtë e ka vënë në dukje edhe Dr. Daniel Serwer në Uashington, i cili, prej kohësh, është njohës i rajonit dhe i Kosovës. Ai ka bërë një analizë shumë të mirë të mënyrës se si u përcaktuan kushtet fillestare të funksionimit të Dhomave të Specializuara – në një formë që nuk parashihte asnjë kontroll nga Qeveria [e Kosovës].

Kështu, në praktikë, Dhomat e Specializuara mund të manipuloheshin nga interesa të jashtme.

Radio Evropa e Lirë: Por, a mendoni se kishte ndonjë alternativë reale për një vend aq të varur nga mbështetja perëndimore? A mund të kishte thënë Kosova “jo”?

James Pettifer: Nuk ishte e nevojshme të thoshte “jo”. Duhej të negocionte në mënyrë profesionale se cilat do të ishin kushtet.

Unë isha në favor të përfshirjes së një tribunali për krimet e luftës, sepse të gjitha vendet e tjera të rajonit e kishin një të tillë dhe nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të mos e kishte.

Por, kjo u bë në një mënyrë që nënkuptonte se Kosova nuk kishte kontroll mbi procesin, dhe ky problem daton që nga fillimi.

Unë ua kam vënë në dukje këtë edhe diplomatëve të Kosovës në Londër, por ata nuk kanë menduar njësoj.

Nuk besoj se e kuptonin vërtet se cili mund të ishte problemi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, shikuar nga kjo perspektivë, a e keqkuptoi Kosova atë për të cilën po pajtohej kur e themeloi Gjykatën… apo thjesht nuk kishte zgjidhje?

James Pettifer: Jo, nuk mendoj se çështja ishte nëse Kosova duhej ta refuzonte Gjykatën. Nuk ishte ky problemi. Çështja ishte nëse ajo ishte krijuar mbi baza të drejta dhe profesionale.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë, gjithashtu, se ky aktgjykim mund ta kthejë shumë prapa procesin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve. A mund të bëjë diçka Kosova tani për ta parandaluar këtë?

James Pettifer: Jo, nuk mendoj se mundet. Verdikti tashmë është marrë dhe, siç besoj se e keni parë, në Kosovë ka protesta të mëdha kundër tij.

Kjo do ta bëjë shumë të vështirë – ndoshta edhe të pamundur – arritjen e çfarëdo kompromisi me Serbinë për çështje të caktuara.

Radio Evropa e Lirë: Por, procesi i pajtimit po haste në vështirësi të mëdha edhe para këtij aktgjykimi. Pse mendoni se ky vendim do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën?

James Pettifer: Sepse ekziston përshtypja se bashkësia ndërkombëtare nuk është neutrale. Kjo është një gjykatë ndërkombëtare dhe, sidomos për shkak të gjatësisë së dënimeve dhe cilësisë shumë të dobët juridike të disa pjesëve të aktgjykimit, njerëzit nuk do ta respektojnë atë.

Dhe kjo, mendoj, do të ndikojë shumë edhe në proceset normale diplomatike.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni shkruar gjerësisht për origjinën dhe zhvillimin e UÇK-së. A ndryshon ky aktgjykim diçka në mënyrën se si do ta shkruanit sot historinë e saj?

James Pettifer: Ky aktgjykim është pjesë e historisë. Por, nuk mendoj se mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje derisa të publikohet teksti i plotë i procesit gjyqësor, dhe në veçanti ajo që ka ndodhur në seancat e mbyllura.

Gjykata, gjithashtu, duhet t’i bëjë të ditura burimet mbi të cilat i ka mbështetur pretendimet e saj, të cilat, në shumë raste, mësa kam mundur të shoh gjatë procesit gjyqësor, nuk janë dhënë.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa peshë duhet të ketë ky aktgjykim në mënyrën se si kuptohet dhe kujtohet lufta në Kosovë?

James Pettifer: Nuk mendoj se duhet të ketë fare peshë, veçanërisht sepse nuk ka të bëjë me vetë luftën.

Natyrisht, ky është një sulm ndaj UÇK-së – gjë që serbët dhe rusët e kanë dashur gjithmonë. Fillimisht u përpoqën përmes akuzave të pabaza të Dick MartytDick Marty, ish-raportues i Këshillit të Evropës, ngriti pretendime edhe për trafikim organesh nga pjesëtarë të UÇK-së. Por, trafikimi i organeve nuk u përfshi në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.. Për fat të mirë, ato akuza nuk çuan askund në sistemin gjyqësor.

Por, më pas u gjetën akuza të tjera, të cilave mund t’u jepej më shumë peshë.

Radio Evropa e Lirë: Njëzet e shtatë vjet pas luftës, a ka bërë Kosova mjaftueshëm për ta dokumentuar historinë e vet?

James Pettifer: Mendoj se ka bërë një punë mjaft të mirë. Është botuar shumëçka që prej kohës kur e shkrova librin tim, i cili u botua gati 20 vjet më parë. Mendoj se ai u botua si një lloj historie e përgjithshme e UÇK-së.

Sot dihet shumë më tepër për çështje të caktuara, por nuk mendoj se ajo që kam parë, e ndryshon argumentin themelor: se, në rrethanat e asaj kohe, një lëvizje e armatosur e rezistencës ishte e pashmangshme dhe ishte pjesë e asaj që prodhoi kriza në Jugosllavi.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, sikur ta këshillonit Kosovën sot, cilat janë dy ose tri gjërat që duhet t’i bëjë dhe cilat janë ato që duhet t’i shmangë?

James Pettifer: Mendoj se duhet shmangur dhuna, sepse dhuna në rrugë do t’i dobësonte shumë argumentet morale kundër këtij procesi gjyqësor, që unë e konsideroj të padrejtë. Por, natyrisht, protestat janë të rëndësishme dhe shpresoj të jenë të mëdha.

Megjithatë, mendoj se çështja kryesore është se çfarë do të bëjë Qeveria e Kosovës. Reagimi i [kryeministrit], zotit [Albin] Kurti, më duket disi i dobët. Do të shohim se çfarë do të bëjë konkretisht. Është ende herët, por Qeveria duhet ta trajtojë çështjen e legjitimitetit të organizatave si EULEX-i dhe nëse ato vazhdojnë të jenë të nevojshme në Kosovë.

Mendoj se shumica dërrmuese e njerëzve, ndoshta edhe disa serbë të Kosovës, do të donin t’i shihnin këto misione të përfundonin.

Kjo, mendoj unë, është çështja kryesore me të cilën duhet të përballet zoti Kurti.

Nëse OSBE-ja ka ende ndonjë rol të dobishëm, nuk e di. Nga sa di unë, duket se është një organizatë shumë e kushtueshme, e cila në shumicën e rasteve mbledh të dhëna që tashmë i dimë shumë mirë. Pra, të gjitha këto çështje mund të rishikohen.

Por, për këtë do të nevojitet një qëndrim i qartë dhe i bashkuar. Siç kam shkruar edhe në X, është e rëndësishme që elita e Kosovës të punojë së bashku dhe të zhvillojë politika të forta dhe të përbashkëta ndaj këtyre organizatave./REL

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues