Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës/ Opozita bllokon aktivitetin me mërgatën: Po boni hajgare me neve, thirre seancën, dil jashtë

P
Piranjat12 August 2026, 14:33 · 2 min lexim
Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës/ Opozita bllokon

 Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta gjatë aktivitetit të përvitshëm me bashkatdhetarët e mërgatës.

Përplasja nisi pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, hyri në sallë për të takuar mërgimtarët, ku u përball me opozitën.

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, i janë afruar duke i kërkuar me ton të ashpër thirrjen e seancës konstituive, “Thirre seancën! Boll më me performanca, thirre seancën!”

Gërvalla i është përgjigjur duke i ftuar për dialog, “Ejani në takim, pse s’po vini, pse po tuteni?”

Situata është përshkallëzuar më tej kur deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka akuzuar Gërvallën se ka dërguar dosje kundër UÇK-së në Gjykatën Speciale, pretendim të cilin ajo e hodhi poshtë duke iu përgjigjur, “Mos rrej”. Në këtë moment, deputetja Ganimete Musliu e ka lagur Gërvallën me ujë.

Debati dhe përplasjet verbale nuk kanë ndaluar me ministren Gërvalla, por janë shtrirë edhe te deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, si Ardian Gola dhe Arbërie Nagavci, ndaj të cilëve deputetët e PDK-së përsëritën kërkesën për thirrjen e seancës. Për shkak të kaosit dhe përplasjeve të vazhdueshme brenda sallës plenare, aktiviteti i Kuvendit me pjesëtarët e mërgatës është pezulluar përkohësisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.