Kaos dhe rradhë kilometrike/ Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion mbi arsyet e ndalimit

Një situatë kaosi është krijuar që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, ku dhjetëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar. Kjo situatë ka ardhur pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve drejt kufirit serb. Bëhet me dije se bllokimi ka nisur që në orën 02:00, ndërsa vijon edhe në këto momente.
Kjo ka sjellë rradhë të gjata të automjeteve, ndërsa temperaturat e larta po përkeqësojnë situatën.
Në kufi ndodhen emigratë, gra, të moshur dhe fëmijë, të cilët po përballen me pritje të gjatë, temperatura të larta dhe mungesë ushqimi. Emigrantët shprehen se autoritetet kroate dhe ato serbe nuk japin asnjë informacion pse i kanë bllokuar.
Ata kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës dhe u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të japin informacion mbi arsyet e bllokimit. Kjo pasi, familjet e tyre nuk mund të presin ende në temperatura të larta.
Lexo edhe
KOSOVA
Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”/ Kosova kërkon masa më të forta nga Bashkimi Europian: Reagimi ishte i pamjaftueshëm...

Kosova pas zgjedhjeve, Haxhiu: Seanca konstituive e Parlamentit do mbahet në fillim të gushtit!

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

Kosova sërish në vendnumëro: Fondet, reformat dhe ekonomia në rrezik

VIDEO/ Thirrje ‘Kosova është Serbi’! Grupi i motoristëve nacionalistë serbë, ndalohen në kufi

Deklarata e ministres Paunoviç për shqiptarët e Kosovës/ Disa deputetë dorëzojnë kërkesën për shkarkimin e saj në Kuvendin serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kurti 'hap derën' për gazin amerikan: Po shqyrtojmë LNG-në nga SHBA përmes Shqipërisë





