Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
KOSOVA

Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, regjistrohen dy viktima

P
Piranjat19 September 2026, 16:12 · 4 min lexim
Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026.

“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

IKSHPK tha se të gjitha personat e prekur janë shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: Tre me shenja klinike të meningjitit akut, tre me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.

“Gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga ËNV në Kosovë. Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”, thuhet më tej më njoftim. 

IKSHPK ka informuar edhe për situatën epidemiologjike në rajon.

“Që nga fillimi i sezonit të transmetimit për vitin 2026 dhe deri më 10 shtator, sipas ECDC-së, janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës”, tha IKSHPK. 

Masat e ndërmarra

Të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat në rajonet e tyre për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit. Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren në Gjakovë, ku janë raportuar tri raste, për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike.

Vizitë e ngjashme është realizuar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme. Në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta, ndërsa vazhdojnë aktivitetet për monitorimin dhe kontrollin e situatës epidemiologjike.

IKSHPK-ja u bën thirrje të gjitha komunave, në veçanti atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre. Masat duhet të përfshijnë spërkatjen në zonat me prani të shtuar të mushkonjave, largimin e mbeturinave dhe sanimin e kanalizimeve të hapura.

Për mbrojtje personale rekomandohet përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave, veshja e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm.

Udhëtarët që vizitojnë zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat, pas kthimit, rekomandohet të përcillet gjendja shëndetësore për paraqitjen e temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës ose shenjave neurologjike. Në rast të shfaqjes së simptomave duhet të kërkohet vlerësim mjekësor pa vonesë dhe profesionisti shëndetësor të informohet për historinë e udhëtimit dhe ekspozimin e mundshëm ndaj mushkonjave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.