'Kosova nuk u humb, Kosova u çlirua’/ Shqiptarët u zemëruan nga qëndrimi skandaloz, Rama i sulmon me ofendime

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë por edhe në mbarë b
otën u zemëruan dje me një qëndrim skandaloz të Edi Ramës.
Në një postim online, Edi Rama deklaroi se Serbia e humbi Kosovën.
Por shqiptarët komentuan me tërbim se Kosova nuk u humb, por ajo u çlirua.
“Sot Edi Rama shkroi se ‘Serbia e humbi Kosovën’. Jo, z. Rama. Serbia nuk humbi Kosovën siç humbet dikush një pronë të vetën. Serbia humbi kontrollin mbi një vend që e mbajti me dhunë, represion e krime. Kosova nuk u ‘humb’ nga Serbia – Kosova u çlirua”, thuhet në reagimet e shumta të shqiptarëve.
Por pikërisht pas këtij qëndrimi tjetër skandaloz në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, argati Edi Rama vendosi të sulmojë me fyerje shqiptarët që bënë një konstatim të tillë.
Rama i quajti ata një ushtri trollsash nacionalistë.
Madje Rama vazhdon të insistojë tek përcaktimi i tij se Serbia e humbi Kosovën.
“Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës.
Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal...
Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit,” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Lexo edhe
POLITIKE
Reforma territoriale/ Berisha: Kongresi i Autoriteteve Rajonale mbajti një qëndrim shumë të qartë

"Opozita do përdorë të gjitha mjetet kundër qeverisë"/ Berisha: Aleks Soros është thirrur për emergjencë, narkoshteti po shkërmoqet!...

Berisha: Sondazhet e fundit tregojnë rënie katastrofike të PS në 29%, vetë Rama është nën partinë

Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për fondet IPARD, PD angazhohet për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot dita e 74-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë





