KOSOVA

Kosova pa President! Analiza: Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 08:47

Kosova pa President! Analiza: Gjashtë “jo” që

Gjashtë deputetë, një marrëveshje e refuzuar dhe një parti që po përballet me një nga përplasjet më serioze të brendshme në vitet e fundit.

Vendimi i gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të mos e mbështetur marrëveshjen e partisë së tyre me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president, nuk ka vënë në pikëpyetje vetëm fatin e kësaj marrëveshjeje.

Ai ka nxjerrë në sipërfaqe ndarjet brenda LDK-së, ka shtuar mundësinë që Kosova të përfundojë sërish në zgjedhje dhe ka ngritur një pyetje më të madhe për vetë partinë: sa e bashkuar mund të dalë prej kësaj krize?

Vëzhguesit politikë nuk janë të sigurt nëse përplasja mund të përfundojë me një ndarje formale të LDK-së. Por, për një gjë pajtohen: dëmi politik për partinë tashmë është real.

Deputetët Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri refuzuan ta mbështesin marrëveshjen me LVV-në, duke dalë kundër qëndrimit të Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e cilësoi vendimin e tyre si një dëm “të pariparueshëm ndaj gjithë procesit” dhe paralajmëroi se ai mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pavarësisht kundërshtimit të gjashtë deputetëve, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me LDK-në mbetet në fuqi.

Një parti, dy kampe?
Për analistin Artan Muhaxhiri, ndarja në LDK tashmë ekziston – edhe nëse ende nuk është formalizuar.

“LDK-ja tashmë është e ndarë ideologjikisht. Janë evidente dy mënyra të të menduarit politik, të kundërta në aspektin e raportit ndaj përgjegjësisë për trashëgiminë e partisë dhe trajektores së ardhmërisë”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Përgjegjësinë kryesore për këtë situatë ai ia atribuon Abdixhikut.

Sipas Muhaxhirit, para se të arrinte marrëveshjen me LVV-në, kreu i LDK-së duhej t’i përfshinte në diskutime deputetët që mendonin ndryshe dhe të kërkonte “modalitete përbashkuese”, në vend se t’i vendoste ata para një akti të kryer.

Edhe analisti Yll Hoxha e sheh përplasjen e fundit si simptomë të një problemi më të thellë.

Ai rikujton se udhëheqja e Abdixhikut është sfiduar dy herë me votë brenda partisë në më pak se një vit dhe se, pavarësisht se u mbijetoi të dyja sfidave, ai nuk arriti ta rikthente kohezionin në LDK.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, në të cilat LDK-ja mori 13 për qind të votave dhe doli e treta, Abdixhiku kërkoi votëbesimin e partisë në janar të vitit 2026 dhe e mori atë.

Në korrik, pas kërkesave të një grupi anëtarësh të LDK-së për dorëheqjen e tij, të cilat pasuan zgjedhjet e 7 qershorit, pozita e Abdixhikut u vu sërish në provë. Edhe këtë herë, ai e ruajti drejtimin e partisë.

Por, për Hoxhën, përplasja e fundit tregon se konflikti nuk është kapërcyer.

Ai nuk beson se kundërshtimi i gjashtë deputetëve ka të bëjë vetëm me kandidaturën e Bekim Sejdiut. Sipas tij, ai është, para së gjithash, një refuzim i lidershipit të vetë LDK-së.

“Unë nuk jam i sigurt që këto përçarje do ta ndajnë LDK-në, por se do ta dëmtojnë, jam gjithsesi i sigurt. Diçka që mund të jetë në interes të LDK-së po mohohet [nga gjashtë deputetët], duke i dhënë primat rivalitetit të brendshëm”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Nga përplasja e brendshme tek akuzat publike
Konflikti nuk ka mbetur vetëm brenda strukturave të partisë.

Pas refuzimit të marrëveshjes, Abdixhiku dhe disa nga deputetët kundërshtues dolën publikisht me qëndrime të kundërta.

Abdixhiku tha se me mosmbështetjen e kandidaturës së propozuar nga LDK-ja është përcaktuar edhe “fati i vendit – zgjedhje të reja”.

Avdullah Hoti, ndërkaq, tha se kandidatura e Sejdiut “nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj”.

Hykmete Bajrami e kundërshtoi marrëveshjen nga një kënd tjetër.

“Për mua është e papranueshme që sot, në emër të zgjidhjes së krizës institucionale, të bëhemi pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin e koncentruar Albin Kurtit”, tha ajo.

Radio Evropa e Lirë u përpoq gjatë së mërkurës t’i kontaktonte gjashtë deputetët për t’i pyetur nëse refuzimi i tyre mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja dhe kush do ta bartte përgjegjësinë për këtë, por asnjëri nuk u përgjigj.

A e çon përplasja vendin në zgjedhje?
Pasojat e krizës në LDK mund të shkojnë përtej vetë partisë.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës në votim.

Në dy rundet e para nevojiten 80 vota, ndërsa në të tretin 61, me së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë. Nëse presidenti nuk zgjidhet as në rundin e tretë, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18.

Por, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve, sipas Abdixhikut, vetëm 12 deputetë të LDK-së janë të gatshëm ta mbështesin Sejdiun.

Edhe nëse kësaj llogarie i shtohen deputetët e komuniteteve joserbe që kanë bashkëpunuar me LVV-në, numri mbetet nën pragun e nevojshëm.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të mbetet në opozitë dhe nuk do ta mbështesë marrëveshjen me Kurtin, ndërsa Aleanca ka vendosur kushte për mbështetjen e institucioneve.

Abdixhiku ka shkuar edhe më tej në kritikat ndaj gjashtë deputetëve.

Ai tha se ata që nuk respektuan vendimin e Kryesisë së LDK-së, “nëse asgjë tjetër, do të duhej ta dorëzonin mandatin e deputetit”, ndonëse shtoi se nuk ua ka kërkuar një gjë të tillë.

Për Muhaxhirin, përgjegjësia për rrezikun e dështimit të procesit nuk mund t’u faturohet vetëm gjashtë deputetëve.

Ai ia atribuon atë LVV-së dhe kreut të LDK-së.

“Papërgjegjësia e tyre për bërjen publike të një marrëveshjeje të pabazuar në realitet është etapa e fundit e rrugëtimit drejt zgjedhjeve të reja”, thotë Muhaxhiri.

Hoxha e sheh përgjegjësinë më gjerë.
Sipas tij, ngërçi aktual është vetëm një në serinë e krizave politike dhe institucionale me të cilat Kosova është përballur gjatë dy vjetëve të fundit.

“Përgjegjësinë për këtë ngërç dhe për këtë paaftësi të zgjidhjeve e bart e gjithë skena politike, pa përjashtim, në bazë të hierarkisë, në bazë të pushteteve dhe mbështetjeve që kanë”, thotë ai.

Megjithatë, Hoxha pajtohet se përplasja brenda LDK-së mund të jetë pikërisht shkaku që e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Me çfarë LDK-je në zgjedhje?
Nëse kjo ndodh, beteja e radhës për LDK-në nuk do të jetë vetëm kundër rivalëve politikë.

Ajo do të duhet të hyjë në zgjedhje duke bartur edhe konfliktin e vet të brendshëm.

Hoxha beson se një proces i ri zgjedhor, i shkaktuar nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, do ta dëmtonte gjithë establishmentin politik.

Por LDK-ja, sipas tij, do të hynte në të veçanërisht e hendikepuar.

“Këtë herë do të jetë e hendikepuar edhe nga narrativi se si hyn në zgjedhje, sepse do të hynte si mjaft fajtore për një proces, të cilin vetë e inicioi. Zgjedhja e Bekim Sejdiut ishte iniciativë e LDK-së. Dështimi i këtij procesi për shkak të përçarjeve të brendshme i jep një barrë të fajit më të theksuar LDK-së”, thotë Hoxha.
Muhaxhiri është edhe më kritik ndaj mënyrës se si Abdixhiku e ka menaxhuar krizën.

Sipas tij, “Abdixhiku brutalisht e lëndoi LDK-në, duke u dhuruar argumente të bollshme armiqve politikë për të përfituar nga çarja e krijuar”.

Ai paralajmëron se, nëse Kosova shkon në zgjedhje dhe Abdixhiku “zgjedh kryeneçësinë” në raport me deputetët që kundërshtuan marrëveshjen, LDK-ja rrezikon të shndërrohet në një “parti me elektorat njëshifror”.

“LDK-ja do të ishte gati inekzistente, ka për të pasur ndikim minimal në skenën politike dhe do t’u shërbejë partive tjera për të rritur elektoratin”, thotë Muhaxhiri.

Një dobësim i tillë, sipas tij, do të kishte pasoja edhe përtej vetë LDK-së.

“Kjo do të ishte zhgënjyese jo vetëm për elektoratin, por do ta dëmtonte edhe spektrin politik në Kosovë, sepse ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese, ka mbajtur dhe mund të mbajë një rol të veçantë në spektrin politik si një balancuese. Por, kjo mbetet në vullnetin e lidershipit të saj, veçanërisht të kryetarit Abdixhiku”, thotë Muhaxhiri.

Një precedent që LDK-ja e njeh
Për LDK-në, një konflikt i brendshëm që përfundon me ndarje nuk është skenar i panjohur.

Muhaxhiri thotë se partia duhet ta ketë parasysh atë që ai e quan “leksioni nga viti 2006”.

Pas vdekjes së liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, partia u përfshi në një betejë të ashpër për drejtimin e saj.

Gara mes Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit kulmoi në dhjetor të vitit 2006 me zgjedhjen e Sejdiut kryetar.

Por, përplasjet mes dy kampeve nuk përfunduan aty.

Daci, tashmë i ndjerë, u largua nga LDK-ja dhe në vitin 2007 krijoi Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

Pothuajse dy dekada më vonë, askush nuk mund të thotë nëse përplasja e sotme do ta çojë LDK-në deri në një ndarje të re.

Por, edhe pa arritur deri aty, partia përballet me një dilemë më të menjëhershme: si të kërkojë unitet nga elektorati nëse nuk arrin ta gjejë atë brenda vetes?!/REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?