Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës...
KOSOVA

Kosova pas zgjedhjeve, Haxhiu: Seanca konstituive e Parlamentit do mbahet në fillim të gushtit!

P
Piranjat17 July 2026, 17:04 · 4 min lexim
Kosova pas zgjedhjeve, Haxhiu: Seanca konstituive e Parlamentit do mbahet

 

Ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit, do të mbahet në fillim të gushtit. Gjatë një prononcimi për gazetarë, Haxhiu u shpreh se për shkak që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, ka vlerësuar që t’u japë kohë partive për diskutime për çështjen e presidentit.

Pikërisht, mosarritja e konsensusit muaj më parë mes partive për një president të ri të vendit nxiti mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë”, tha Haxhiu për gazetarët.

Më 10 korrik, dy ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi takime me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, Aleanca refuzoi ftesën e kryeministrit në detyrë, Kurti. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me Kurtin tha se partia e tij do të mbetej në opozitë. Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi vazhdimin e diskutimeve, informon REL. Megjithatë, më 15 korrik Abdixhiku, tha se është i detyruar që të pezullojë diskutimet për formimin e institucioneve të reja me Kurtin, për shkak të një nisme partiake për shkarkimin e tij nga kreu i LDK-së. Abdixhiku paralajmëroi se vendi rrezikon që potencialisht të mbesë pa institucione dhe të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë.

Haxhiu e vlerësoi si serioze përpjekjen e Kurtit për formimin e institucioneve të reja, e cila, sipas saj, po vazhdon.

“Kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për këtë qëllim, por LDK-ja i ka pezulluar negociatat, ndërsa PDK-ja ka pasur qëndrimin e vet dhe Aleanca nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Nuk mund të ketë detyrime për t’iu përgjigjur këtyre takimeve, por është shumë e rëndësishme që për hir të qytetarëve të Kosovës dhe për vetë shtetin tonë, që të ketë përpjekje maksimale që ta gjejmë një zgjidhje. Askush nuk i do zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë sepse nuk do të zgjidhnin asgjë”, tha Haxhiu.

Votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.

Partia në pushtet, LVV-ja e Kurtit, sipas rezultatit të certifikuar i ka fituar 53 mandate. PDK i ka fituar 22 ulëse, LDK 18 ulëse dhe Aleanca shtatë ulëse.

Për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë nevojiten 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh.

Partia e Kurtit, së bashku me partitë nga komunitetet pakicë joserbe i kanë numrat e nevojshme për këto dy procese. Por, për presidentin nevojitet një marrëveshje politike, pasi kërkohet prania e 80 deputetëve në dy rundet e para të votimit.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i ka 18 deputetë, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.