Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit
KOSOVA

Kosova shpall “non grata” ministren serbe që kërkoi spastrimin etnik të shqiptarëve

P
Piranjat14 July 2026, 21:00 · 3 min lexim
Kosova shpall “non grata” ministren serbe që kërkoi

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shpallur persona non grata ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, pas deklaratës së saj se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një reagimi publik, Sveçla e cilësoi deklaratën e ministres serbe si një rikonfirmim të projektit të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, duke theksuar se kjo retorikë përfaqëson vazhdimësinë e politikave të regjimit të Millosheviçit.

“Snezana Paunović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë e Serbisë, ka rikonfirmuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve. Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Slobodan Millosheviq, i njohur edhe si kasapi i Ballkanit. Kjo gjuhë dhe kjo aspiratë e shpërfaqur nuk është e re. Ajo është vazhdimësi e një politike shtetërore që për shumë dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre”, deklaroi Sveçla.
Ministri i Brendshëm bëri të ditur se ka marrë vendimin për ta shpallur zyrtaren serbe person të padëshiruar në Kosovë.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezana Paunović e kam shpallur persona non grata, të padëshirueshme, me ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Në reagimin e tij, Sveçla theksoi se epoka e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve ka marrë fund dhe se institucionet e Kosovës do të reagojnë ndaj çdo retorike që cenon sovranitetin e vendit.

“Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Republika e Kosovës është shtet sovran e demokratik, me institucione të forta që mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e çdo qytetari. Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”, përfundoi Sveçla.
Vendimi vjen një ditë pasi deklarata e ministres serbe shkaktoi reagime të forta, pasi ajo tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.