Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër përçarje mes forcave politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur ta bojkotojë seancën e 9 shtatorit që nis në 11:00, ndërsa LDK dhe PDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të marrin pjesë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se vendimi është marrë nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe drejtuesve të partisë.
“Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër mos me marrë pjesë edhe mos me e legjitimuar shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka fituar zgjedhjet”, deklaroi Gjini.
Sipas tij, mënyra si janë thirrur seancat për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje të Kushtetutës. Ai shtoi se Aleanca do të kishte marrë pjesë nëse seanca do të ishte thirrur brenda afateve që, sipas interpretimit të saj, parashikon Kushtetuta dhe paralajmëroi se opozita do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe nga AAK, LDK dhe PDK kanë vendosur të jenë në sallë. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, tha se grupi parlamentar do të kontribuojë në konstituimin e institucioneve.
“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj", tha ajo.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se Kosova ka nevojë për një Kuvend të konstituuar.
“Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend”, tha Hamza.
Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. Ajo vjen pasi më 31 gusht LVV dhe LDK arritën një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, megjithëse mbështetja për të mbetet e pasigurt për shkak të kundërshtimeve brenda LDK-së.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Vetëvendosja do të jetë në seancë, por nuk ka bërë të ditur nëse do të propozohet menjëherë kandidati për kryetar të Kuvendit apo do të kërkohet sërish kohë shtesë.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që ka përfunduar më 7 gusht.
Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve.
Më pas i hapet rrugë mbajtjes së seancave për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri të vendit..
Pavarësisht se Vetëvendosja ka bërë të ditur se i siguron 61 votat për formimin e qeverisë, situata mbetet e ndërlikuar për zgjedhjen e presidentit. Marrëveshja e arritur me LDK-në për kandidimin e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje, pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë publikisht kundër.
Aktualisht, Vetëvendosja ka 53 deputetë dhe mbështetet edhe te 10 deputetët e komuniteteve joshumicë. Me pjesën e LDK-së që mbështet marrëveshjen, numri i votave shkon në 74, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e Sejdiut.
Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, votohet në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, por vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë.
Ndërkohë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet me forcat politike do të vazhdojnë edhe pas seancës, me synimin për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje.
Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Forc&eu...
Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Vendimi është marrë pas m...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...
Dy partitë opozitare thonë se do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, duke kërkuar përfundimin e procesit të kons...
Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Potreq të Klinës në Kosovë, ku një vajzë ka humbur jetën...
Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar familjen e të ndjerit Laurent Krasniqi, për t’i shprehur ngushëllime pas humbj...
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë t...
Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësis&eum...