Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
KOSOVA

Kosovë/ Albulena Haxhiu dekreton Kryeprokurorin e ri të Shtetit pasi vitesh ngërçi

P
Piranjat14 July 2026, 18:01 · 5 min lexim
Kosovë/ Albulena Haxhiu dekreton Kryeprokurorin e ri të Shtetit pasi

Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend.

Emërimi i Gashit vjen pasi Kosova kishte qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet.

Haxhiu e priti të martën në takim Gashin, ku ia dorëzoi dekretin për emërimin e tij, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar atë pas një konkursi disa mujor, i cili është kundërshtuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Blerim Isufaj është ankuar në Gjykatën Kushtetuese kundër konkursit, sepse beson se Këshilli Prokurorial nuk ka pasur bazë ligjore të hapë konkurs të ri për kryeprokuror të Shtetit, duke pretenduar se ende është në fuqi vendimi i saj nga nëntori 2023 për dekretimin e tij në këtë pozitë.

Por, Haxhiu tha të martën se vendosi ta dekretojë Gashin pas shqyrtimit “të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes”.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial tha se me nënshkrimin e dekretit nga Haxhiu, është përmbyllur procedura kushtetuese dhe ligjore të emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gashi do të jetë kryeprokuror i Shtetit për një mandat shtatë vjeçar.

Kosova ka qenë pa kryeprokuror të Shtetit qëkurse Aleksandër Lumezit i mbaroi mandati më 2022.

Në mungesë të një kryeprokurori me mandat të plotë gjatë kësaj kohë, detyrën e tij e kishin ushtuar Besim Kelmendi dhe Agron Qalaj.

Presidentja e atëhershme Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi më 2023, me arsyetimin se ishin gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Bashkësia ndërkombëtare e kishte kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero.

Kush është Zejnulla Gashi?

Zejnulla Gashi është jurist me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Ai është pjesë e këtij sistemi që nga viti 2010, ndërsa në sistemin prokurorial që nga viti 2015.

Në fillimet e karrierës së tij ai shërbeu për pesë vjet si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, para se më 2015 të dekretohej si prokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren, ku njëkohësisht e ushtroi edhe detyrën e zëvendëskryeprokurorit të kësaj Prokurorie.

Nga viti 2023, Gashi ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, në maj të këtij viti, portali Kallxo.com raportoi për një takim të Gashit me ish-ministren e Drejtësisë, tashmë ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në vitin 2024.

Hulumtimi i Kallxo.com mbështetet në një kallëzim penal të dorëzuar në Prokurorinë Speciale nga Policia e Kosovës.

Sipas këtij kallëzimi, Gashi i kishte shkuar Haxhiut pa paralajmërim në zyrë në Ministrinë e Drejtësisë, dhe, sipas një deklarate të Haxhiut për hetuesit policorë, Gashi ishte sqaruar para saj për një rast që po e hetonte Prokuroria Themelore në Prishtinë.

I ndjekur penalisht në këtë rast ishte Lavdim Krasniqi, një kushëri i Alban Krasniqit, bashkëshortit të Haxhiut.

Sipas Haxhiut, Gashi i ishte arsyetuar asaj se rasti nuk kishte prapavijë politike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.