KOSOVA

Kosovë/ Nismë për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2026, 09:20

Kosovë/ Nismë për ndryshimin e ligjit për Gjykatën

Njëra nga partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, procedoi në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë.

E gjithë kjo pas protestave në Kosovë që nuk po ndalen kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët nga paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara më 16.09, u shpallën fajtorë për krime lufte. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, parti kjo që ngërthen në politikën e saj vlerat e luftës së UÇK-së, tha se nisma për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës “nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ato janë krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të tyre”.

PDK: Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit

Në aktakuzat publike të Dhomave të Specializuara nuk është ngritur as edhe një rast lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt, i cili ka të bëjë me ato akuza aq të rënda. Kjo është arsyeja se pse sot shtrohet një pyetje e thjeshtë: Nëse Kosova e krijoi këtë gjykatë për një mision të posaçëm, a duhet që ky mision të ketë kufij? Projektligji që po paraqitet jep një përgjigje të qartë”, tha Hamza.

Sipas kreut të PDK-së, “projektligji i dorëzuar sot synon ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese”. Plotësimi dhe ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale synon të bëhet përmes një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

A mund të ketë shanse një ndryshim i tillë ligjor?

Njohësit e çështjeve juridike, nga ana e tyre, thonë se nismat për plotësim dhe ndryshim të ligjit për Dhomat e Specializuara janë tejet komplekse. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së se megjithatë, deputetët e Kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, por: “me kusht që plotësim dhe ndryshimi i ligjit të mos cenojë obligimet që ka marrë Kosova në bazë të amendamentit kushtetues të përcaktuar me nenin 162 të Kushtetutës. Po ashtu, çdo plotësim dhe ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës”, thotë Miftaraj.

Sipas tij, çdo plotësim apo ndryshim i ligjit do të duhej të bëhej në konsultim dhe bashkëpunim me shtetet kryesore të Këshillit të Bashkimit Evropian apo SHBA-të, në mënyrë që këto ndryshime të kenë efekt dhe të jenë të zbatueshme në praktikë. Miftaraj rikujton se në fund të fundit, “çdo plotësim dhe ndryshim i Ligjit mbi Dhomat e Specializuara është subjekt i vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë të cilët vendosin ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Protestat kundër vendimit në Hagë vazhdojnë

Ndërkohë, protestat nuk kanë të ndalur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, e cila i dënoi për krime lufte ish-krerët e UÇK-së. Dënimi i tyre me burgim vazhdon të kritikohet ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj të çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mijëra qytetarë, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe me thirrjet “UÇK, UÇK”, edhe në ditën e pestë marshuan në sheshin kryesor të Prishtinës, me kërkesën për ta “ndryshuar ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”. Kuvendi i Kosovës. Gjykata Speciale formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ajo përbëhet tërësisht nga gjyqtarë, prokurorë dhe staf tjetër mbështetës ndërkombëtarë.

Kurti: Të ndalet përpjekja për kriminalizimin e luftës së UÇK-së në rrafshin diplomatik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendimin e Gjykatës Speciale edhe njëherë e cilësoi, siç thotë, “si të padrejtë moralisht e juridikisht, dhe të pasaktë historikisht”. Sipas Kurtit, “është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar nga ajo që është provuar dhe vendosur nga gjykata”.

“Pretendimi për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, mbi të cilin u krijua pjesa dërrmuese e narrativës që parapriu themelimin e Dhomave të Specializuara, nuk ishte fare pjesë e aktakuzës. Ra pretendimi për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike ndaj popullatës civile. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, e nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë”, tha kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilloi me kongresistin amerikan Mike Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Sipas Kurtit, “shqetësuese mbetet jotransparenca e Gjykatës Speciale që nga nisja e punës së saj e deri sot”, dhe potencoi nevojën “urgjente për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me qëllim që të koordinohet mbrojtja në shkallën e Apelit dhe të ndalet, siç tha ai, përpjekja për kriminalizimin e luftës së UÇK-së në rrafshin diplomatik”.

Dhomat e Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale, u themelua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 dhe selinë e saj e ka në Hagë. Stafi i saj është komplet ndërkombëtar. Gjykata Speciale trajton vetëm rastet që lidhen me pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës së vitit 1998-1999. Gjykata Speciale, përmes një neni të posaçëm, u bë pjesë e Kushtetutës së Kosovës, që u miratua nga dy të tretat e deputetëve të atëhershëm dhe po ashtu nga dy të tretat e deputetëve të pakicave, përfshirë edhe nga përfaqësuesit në Kuvend të serbëve të Kosovës.

Sipas dy neneve të tjera të Kushtetutës, mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian e njofton Kosovën për përfundimin e mandatit, duke e bërë kështu Gjykatën Speciale një mekanizëm që autoritetet kosovare me ligjin ekzistues të mos kenë asnjë kompetencë mbi të. Gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999/98, sipas Institutit kosovar që evidenton krimet e kryera gjatë Luftës, janë të dokumentuar 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese e tyre shqiptarë të Kosovës të vrarë nga forcat serbe. /DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues