KOSOVA

Kreu i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve: Aktgjykimi mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2026, 09:07

Kreu i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve:  Aktgjykimi

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces të fuqishëm apeli nga të dyja palët, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se mbrojtja pritet të sfidojë konstatimet që lidhin të akuzuarit me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ndërsa Prokuroria mund të kundërshtojë lirimin e tyre nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas tij, përtej betejës juridike që vazhdon, aktgjykimi ka rëndësi edhe për viktimat, të cilat tani mund ta shohin dënimin për krime lufte si një formë drejtësie.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi - fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 dhe Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

“Aktgjykimi sjell një formë drejtësie për viktimat”

 Cili është vlerësimi juaj i parë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara? Çfarë ju bie më shumë në sy?

Mark Ellis: Mendoj se ajo që bie më shumë në sy tani është pyetja që zakonisht shtrohet në situata të tilla: si do të jetë reagimi në nivel lokal dhe cilat do të jenë pasojat për një pranim të mundshëm afatgjatë të vendimit?

Këto procese dhe gjykime janë, siç e dimë, shumë të ndërlikuara, por mund të jenë mjaft pozitive, sepse procesi juridik është shumë rigoroz dhe sfidues.

Shpresa është që pjesë e këtij procesi të jetë një procedurë e fuqishme juridike, e cila në fund prodhon një vendim të arsyetuar mirë, të mbështetur në prova, fakte dhe argumente.

Natyrisht, ky vendim nuk pranohet nga të gjithë.

E dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë dhe çfarë po ndodh tani në Kosovë, por kjo nuk është e pazakontë në konflikte të tilla.

Fatkeqësisht, në planin afatshkurtër, vendimi nuk do të shihet pozitivisht nga të gjithë në rajon, por unë do të shikoja drejt një perspektive më afatgjatë.

Historikisht, pas një apo dy brezash, procese të tilla kanë rëndësi.

Mund të kthehemi deri te Nurembergu, te vendimet që u morën atje dhe ndikimi që ato kanë sot. Kështu do ta shihja unë këtë çështje.

Së dyti, ky proces ka qenë gjithmonë i ndërlikuar për shkak të faktit se Dhomat e Specializuara duhej të krijoheshin nga pamundësia për t’i zhvilluar këto procese në Kosovë.

Kur ndodh diçka e tillë, shpesh ka kritika ndaj vetë procesit.

Por, ky ishte i vetmi proces që ishte e mundur të krijohej - në këtë rast, Dhomat e Specializuara të Kosovës - për të mundësuar zhvillimin e një procesi juridik, shqyrtimin e provave për krime të mundshme dhe, më pas, nxjerrjen para përgjegjësisë të atyre që janë përgjegjës për këto krime.

Në fund, e gjithë kjo ka të bëjë me viktimat. Pavarësisht se në cilën anë të një konflikti ndodhet dikush, duhet siguruar zërat e atyre që nuk mund të dëgjohen më.

Për hir të drejtësisë, ky proces është i nevojshëm. Ky proces duhet të ekzistojë.

Të katërtit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, por u shpallën fajtorë për krime lufte. Cila është rëndësia juridike e këtij dallimi?

Mark Ellis: Nuk kam asnjë dyshim se gjykata i ka kushtuar kohë të konsiderueshme shpjegimit të këtij dallimi. Por, vetë fakti që ata u shpallën fajtorë për krime lufte, është mjaft domethënës.

Nga pikëpamja juridike, natyrisht, gjithmonë më intereson dallimi që bën një gjykatë në vendimin e saj mes gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës. Por, në fund, kjo do të thotë se kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se katër individët kryen krime lufte, dhe këto janë krime jashtëzakonisht të rënda.

Kjo do të thotë gjithashtu se viktimat e këtyre krimeve tani mund ta shohin këtë si një formë drejtësie, dhe sigurisht edhe familjarët e tyre dhe të tjerët do të mund ta shohin në këtë mënyrë.

“Konstatimi për ndërmarrjen e përbashkët kriminale është një hap përpara”

 Trupi gjykues e pranoi teorinë kryesore të Prokurorisë për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal. Çfarë duhej të vërtetonin gjykatësit për të arritur në këtë përfundim?

Mark Ellis: Më duhet ta lexoj më në detaje vendimin, por është një zhvillim i rëndësishëm dhe një hap i rëndësishëm përpara në avancimin e kësaj teorie.

A sjell ky aktgjykim diçka të rëndësishme në jurisprudencën ekzistuese për ndërmarrjen e përbashkët kriminale?

Mark Ellis: Mendoj se vetë fakti, siç e thashë edhe më herët, që ata kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë qëndrim, është i rëndësishëm. Ky është një hap përpara. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është një avancim.

Mbrojtja tashmë ka paralajmëruar se do ta apelojë aktgjykimin. Cilat pjesë të aktgjykimit mendoni se mund të kundërshtohen më së shumti në apel?

Mark Ellis: Nuk ka dyshim se do të ketë apel dhe kështu duhet të jetë. Apeli është pjesë e procesit gjyqësor.

Një element i rëndësishëm i aktgjykimit është konstatimi i trupit gjykues se të katër të akuzuarit ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Tani do të jetë me rëndësi të shihet se si aktgjykimi e trajton kontributin individual të secilit dhe nëse gjykata ka konstatuar se secili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në qëllimin e përbashkët kriminal për shënjestrimin e personave që perceptoheshin si kundërshtarë të synimeve politike dhe ushtarake të UÇK-së.

Duhet pasur parasysh se ende nuk e kam lexuar aktgjykimin në detaje, por gjykatësit duhej të vërtetonin përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e këtij qëllimi të përbashkët kriminal.

“Edhe Prokuroria mund ta apelojë aktgjykimin”

 Nga përvoja juaj, sa e vështirë është në praktikë që konstatimet eë tilla të rrëzohen në apel?

Mark Ellis: Mendoj se në apel gjithmonë ekziston mundësia të argumentohet se aktgjykimi është i gabuar, qoftë në aspektin faktik, qoftë në atë juridik. Kjo është ajo që do të përpiqet të bëjë mbrojtja.

Por, duhet kujtuar se edhe Prokuroria mund të apelojë.

Sa u përket lirimeve nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pres që Prokuroria të argumentojë se trupi gjykues e ka zbatuar gabimisht kriterin për ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik.

Nga ana tjetër, mendoj se mbrojtja do të argumentojë se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Thaçin me krime konkrete, apo që dëshmonin se ai kishte kontroll efektiv mbi komandantët. Ky ishte një nga argumentet e mbrojtjes. Pra, ata do të argumentojnë se faktet nuk e mbështesin aktgjykimin.

Mendoj se do të kemi një proces të fuqishëm apeli, nga të dyja palët.

Sa mund të zgjasë procesi i apelit?

Mark Ellis: Është pyetje e mirë. Duke pasur parasysh sa gjatë ka zgjatur gjykimi, edhe apeli mund të marrë kohë. Por, nuk bëhet fjalë për një gjykim të ri - çështja nuk do të rigjykohet nga fillimi.

Në apel do të shqyrtohen çështjet juridike dhe faktet që janë paraqitur gjatë gjykimit. Nuk mund të them saktësisht se sa do të zgjasë procesi, por sigurisht nuk do të zgjasë aq sa gjykimi./REL

Artikuj te sugjeruar

KOSOVA 16 Shtator21:34

Kurbani i fundit për Kosovën

Nga Lutfi Dervishi: Drejtësia e lupës politike dhe dora e historisë Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mor...

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim