Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Kurti: Baza amerikane e Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme në Kosovë

P
Piranjat11 August 2026, 18:00 · 1 min lexim
Kurti: Baza amerikane e Bondsteel duhet të shndërrohet në

Pas takimit në Washington DC në shtator të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot senatoren Joni Ernst, një ndër avokueset më të zëshme për Kosovën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit,  Kurti e falënderoi Senatoren Ernst për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në thellimin e partneritetit midis dy shteteve tona. 

Kryeministri në detyrë e informoi senatoren për progresin e dukshëm që Kosova ka shënuar në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë. 

"Ai e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë, që Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore", thuhet në njoftim.

 Kurti dhe senatorja Ernst biseduan edhe për situatën politike në Kosovë dhe për rëndësinë e vazhdimit të diskutimeve mes partive politike parlamentare për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.