KOSOVA

Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës: Bashkëpunon me Vuçiç

Piranjat Përditësimi i fundit 18 September 2026, 14:46

Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, krahas shfuqizimit të vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e akuzuar se bashkëpunon me Vuçiç.

Në protestën e sotme, ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar dënimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ai i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të distancohet edhe nga ish-deputeti dhe zyrtari i LVV-së, Liburn Aliu, meqë, sipas tij, i njëjti kishte bërë deklarata në Kuvend.

Duke kritikuar mosdeklarimin e ministres Gërvalla, për verdiktin e Speciales, ai tha se e njëjta ka dërguar dokumentacione në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne sot kërkojmë që këtë vendim Gjykata Speciale ta shfuqizojë dhe të marrë parasysh gjithë këtë popull, mbi 2 milionë shqiptarë, që janë ngritur në këmbë për t’i mbrojtur djemtë e vet. Ne sot jemi të befasuar që ende nga institucionet e vendit tonë nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë. Në vend që Donika Gërvalla të dalë dhe të japë një deklaratë për një padrejtësi që është bërë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ajo sot hesht. Ne e dimë që Donika Gërvalla ka dërguar dokumentacione në Hagë, ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në Kuvend. Ne i bëjmë thirrje Albin Kurtit që t’i përjashtojë nga qeveria këta njerëz. Njerëzit që bashkëpunojnë me armikun janë armiq të vendit dhe kombit tim dhe nuk i dëshirojmë në mesin tonë. Ne çlirimtarët e vendit nuk jemi kundër asnjë qeverie, por jemi kundër atyre njerëzve që heshtin, gëzohen për dënimin e tyre. Unë befasohem nga Albin Kurti se qysh e mban një njeri që ende nuk e foli asnjë fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një njeri si Donika Gërvalla, që ende nuk ka kërkuar falje para qytetarëve të Kosovës dhe dëshmorëve. Ne dimë të falim, por kërkojmë sqarim nga ajo dhe Liburn Aliu se ku i morën ato informata. Kush janë ata që i kanë vrarë ata njerëz”, tha ai.

Me pankartat në duar “Luftuam për liri”, “Ju paralajmërojmë, padrejtësinë nuk e pranojmë” dhe flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, qytetarët kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?