KOSOVA

Kurbani i fundit për Kosovën

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2026, 21:34
Kurbani i fundit për Kosovën

Nga Lutfi Dervishi:

Drejtësia e lupës politike dhe dora e historisë

Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi morën armët për çlirimin e Kosovës, vështirë se ndonjëri prej tyre ishte i sigurtë se do të kthehej gjallë në shtëpi.

Në atë kohë në Kosovë nuk mendonte kush se çfarë do të bëhej pas 25 apo tridhjetë vjetësh sepse pyetja e ditës ishte: a do të jemi nesër gjallë?

Sot, gati tri dekada më vonë, katër prej drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëgjuan në Hagë verdiktin e një gjykate politiko-gjoja ligjore të krijuar posaçërisht për krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg. Për një burrë 58-vjeçar, është  pothuajse pjesa tjetër e jetës.

Lufta nuk është film ku një regjisor cakton të mirët dhe të këqijtë, skenat, dialogët dhe fundin. Lufta nuk është klinikisht e pastër aq më tepër dhe veçanërisht kur është një luftë e imponuar dhe  shqiptarët vetëm luftuan për vetëmbrojtje. Nuk besoj se ka luftë ku çdo veprim është i ligjshëm.

Sigurisht që çdo viktimë meriton drejtësi, dhe asnjë luftë, sado e drejtë të jetë kauza e saj, nuk të jep imunitet për krime.

Por drejtësia, si asgjë, nuk zhvillohet në vakum. Ajo ka kontekst. Konteksti quhet Jugosllavi dhe shpërbërja e përgjakshme e saj. Konteksti quhet Bosnjë, Srebenicë, pastrim etnik, vrasje dhe dëbim masiv i shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre. Konteksti janë kolonat e refugjatëve, fshatrat djegur, varret masive, viktimat ende pa varr.

UÇK-ja nuk hyri në territorin e Serbisë për të pushtuar Beogradin, ajo luftoi në Kosovë, për Kosovën dhe për popullin e saj. Bota demokratike e asaj kohe nuk qëndroi neutrale ndaj pastrimit etnik që po ndodhte para syve të saj. NATO ndërhyri ushtarakisht në vitin 1999 duke bombarduar Beogradin dhe pas luftës, Kosova kaloi nën administrim ndërkombëtar.  Më 2008 Hashi Thaci i dënuar sot me 25 vjet burg, (vetë drejtësia serbe e kishte dënuar 10 vjet në mungesë më 2005), shpalli vendimin e parlamentit të Kosovës për pavarësi. Kosova sot është shteti më i ri i kontinentit. Ky është konteksti që asnjë vendim gjykate nuk mund ta fshijë.

Vendimi i sotëm mund të debatohet dhe duhet të debatohet, por historikisht dhe në kontekst ai jep një pamje të shëmtuar.  Drejtësia politiko- juridike i ka ngulur një thikë në shpinë drejtësisë historike. Kur drejtuesit e një lëvizjeje çlirimtare marrin dënime që praktikisht mund t’i mbajnë në burg gjithë jetën, lind pyetja nëse drejtësia po gjykon vetëm përgjegjësinë individuale apo, në perceptimin e një populli të tërë, po vendos në bankën e të akuzuarve edhe vetë luftën.

Kjo është arsyeja pse në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, seanca e sotme nuk u përjetua si proces penal, por po përjetohet si një plagë historike politike.

Një gazetare që ndodhej në sallë e përshkroi atmosferën pas shqiptimit të vendimit vetëm me një fjalë: “Varrim”. Ndoshta është fjala më e saktë për atë çast.

Për familjarët dënimet janë të përjetshme. Sot, bashkëluftëtarët nuk panë vetëm katër të dënuar në sallën e gjyqit, panë katër njerëz me të cilët, dikur, kishin hyrë në një luftë pa e ditur se çfarë do të sillte e nesërmja.

Kosova sot nuk pa katër të pandehur në bankën e akuzës, por pa katër emra të historisë së saj që dënohen se luftuan për vetëmbrojtje!

Fati e solli që të katërt i mbijetuan luftës, e panë Kosovën të çliruar, panë flamurin e saj, panë shpalljen e Pavarësisë. Hashim Thaçi e lexoi deklaratën e pavarësisë si Kryeministër i Kosovës dhe më vonë u bë President i Republikës deri një ditë nëntorit të 2020, kur u nis drejt Hagës. Ai nuk u arrestua në ndonjë bodrum, nuk u kap në arrati, por dha dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe u paraqit para drejtësisë.

Që prej atëherë kanë kaluar pothuajse gjashtë vjet paraburgim dhe sot erdhi verdikti.

Mund të diskutojmë pafundësisht për gjithçka, për standardet e provës, përgjegjësinë komanduese, ndërmarrjen e përbashkët kriminale, dëshmitarët dhe çdo paragraf të vendimit, vërtetësia e informacioneve që u janë dërguar prokurorëve,  por një gjë nuk mund ta vendosë asnjë trupë gjykuese: nuk mund të vendosë se çfarë ishte UÇK-ja për historinë e Kosovës. Këtë verdikt historia e ka dhënë më herët. Kosova është e lirë dhe sot Kosova është shtet. Dhe ata të katër luftuan për këtë shtet.

Nuk mund ta shkëpusësh vitin 1998 nga ajo që kishte ndodhur më parë dhe nga ajo që ndodhi më pas. Nuk mund ta marrësh një copë të luftës, ta vendosësh nën mikroskop dhe të sillesh sikur pjesa tjetër e historisë nuk ekziston.

Afroje lupën mbi dorën tënde. Sa më shumë ta zmadhosh, aq më shumë do të shohësh rrudha, njolla, pore, shenja dhe papërsosmëri. Po ta shohësh vetëm përmes lupës, mund të arrish në përfundimin se ke një dorë të shëmtuar dhe se do të ishte më mirë të kishe një tjetër.

Por hiqe lupën dhe sheh se është dora jote.

Nëse vendos nën lupë vetëm një fragment të një lufte, do të gjesh patjetër plagë, gabime, padrejtësi, madje edhe krime. Ato duhen hetuar dhe gjykuar. Por lupa nuk mund të zëvendësojë pamjen e plotë. Një luftë nuk kuptohet vetëm duke numëruar njollat e zmadhuara. Duhet të largosh lupën dhe të pyesësh edhe: pse nisi, kush e imponoi, çfarë po ndodhte me një popull dhe çfarë solli ajo luftë në fund. Lupa mund të të tregojë çdo shenjë të dorës, por nuk mund të të tregojë çfarë ka bërë ajo dorë.

Ndoshta ndonjëri prej të katërve, pas dënimeve të sotme, rrezikon të mos kthehet më i gjallë në shtëpinë prej së cilës doli dikur për luftë. Por një vendim gjykate mund të mbajë dikë në burg, por nuk burgos dot kontributin e tij.

Misioni për të cilin ata të katërt morën armët është kryer. Kosova sot është shtet.

Katër të dënuarit e sotëm mund të shihen nga shumëkush si kurbani i fundit i një lufte që nisi me njerëz të gatshëm të jepnin jetën për një shtet që të gjithë e shihnin në ëndërr.

Artikuj te sugjeruar

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim