Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë
KOSOVA

Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën

P
Piranjat 9 July 2026, 09:19 · 2 min lexim
Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në vlerë të përgjithshme prej 206 milionë eurove. Në një postim në Facebook, Kurti tha se BE-ja njoftoi zyrtarisht vendin se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Gjithashtu, sipas tij, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro. Megjithatë, para se Kosova të fillojë t’i pranojë këto të holla, nevojitet miratimi i tyre nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjes financiare nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova nuk ka Kuvend funksional, por ai pritet të konstituohet në ditët në vijim, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Kurti shpjegoi se fondet prej 180.5 milionë eurove do të mbështesin fushat prioritare për Kosovë, si mjedisi dhe klima, energjia, menaxhimi i kufijve dhe migrimi, konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi, qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE-në, si dhe sundimi i ligjit.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, tha Kurti.

Ndërkohë, nga tri grante nga WBIF-ja, në vlerë totale prej 25.9 milionë euro, investime do të ketë në hidrosistemi Ibër-Lepenc, në autostrada Qafë e Duhlës–Banullë, dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë në bashkëpunim me BERZH-in, sipas Kurtit. Kosova ka filluar të përfitojë nga ndihma e Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-së që nga viti 2007. Që atëherë, deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë dhënë gjithsej 1.21 miliardë euro përmes programeve IPA I dhe IPA II.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.