Reagimet/ Vala e emigrantëve shqiptarë të vitit 2022 “trazon” ende politikën britanike
Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, por reagimet e politikanëve të...
Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, por reagimet e politikanëve të...
Kalimi drejt një vendi pune me pagë mbetet një mision i vështirë në Shqipëri, veçanërisht për personat e p...
Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri...
Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius, fundjava do të kthehet në vlerat tipike të muajit gusht. Gjatë m...
Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në...
“Kryeministri Edi Rama ndodhet në krizë imazhi dhe legjitimiteti”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Dem...
Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në qendër të dis...
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka hapur një procedurë të re prokurimi me vlerë rreth 23 milionë dollarë për ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutim...
Për një bisht cigare u dogj gati një pyll i tërë. Rrëfimet ekskluzive të personave që janë dënuar për z...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet edhe për emrat konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
“Duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë, por më së shumti humbim duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.
Ai tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë “konsensual”, gjithëpërfshirës dhe të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në mesin e qytetarëve.
Kurti bëri të ditur se mbrëmë u ka shkruar kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, duke u kërkuar takim për të diskutuar për presidentin.
“Duam që për këtë të merremi vesh paraprakisht në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet”, tha ai.
Ai vlerësoi se në Kosovë ka “me dhjetëra” personalitete nga jeta akademike, politike dhe shoqërore, përfshirë persona që kanë kontribuar në luftë dhe në shtetndërtim, që mund të konsiderohen për këtë post.
Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë pasi LDK-ja njoftoi se tërhiqet nga negociatat për poste me LVV-në dhe se nuk kërkon asnjë pozitë institucionale, por do të votojë për një figurë jopartiake për president.
Ndërkohë, PDK-ja dhe AAK-ja qëndruan edhe të premten në sallën e Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, ndonëse për sot nuk është thirrur seancë.
Ata po kërkojnë që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka mbetur e ndërprerë në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e legjislaturës së re.
“LVV-ja e ka kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimshëm e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit”, tha kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në foltoren e Kuvendit.
PDK-ja dhe Aleanca kanë qëndruar në Kuvend edhe gjatë ditëve të kaluara, duke kërkuar që puna e Kuvendit të vazhdojë, ndërsa përplasjet me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shoqëruar edhe me tensione në sallë.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar se para vazhdimit të procedurave për konstituimin e Kuvendit duhet të arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Kriza institucionale në Kosovë po vazhdon prej përplasjes mbi mënyrën se si duhet të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja doli partia e parë me 53 deputetë, PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me shtatë.
Zgjedhjet e qershorit u shkaktuan pikërisht për çështjen e presidentit, pasi palët nuk arritën konsensus, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në krye të shtetit në prill.
LVV-ja e Kurtit ka fituar mandate të mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe për të votuar Qeverinë e re - duke llogaritur edhe në votat e partive të minoriteteve joshumicë.
Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar mëngjesin e së premtes aksionin e tyre para ndërtesës s&...
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK kanë njof...
Arben Visoqi, efektiv i Policisë së Kosovës dhe kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar largimin nga detyra pas 26 vitesh sh&...
Një diplomat i lartë rus ka kritikuar bashkëpunimin e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar at...
Eprori i Policisë së Kosovës, Arben Visoqi, i njohur edhe si kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është larguar...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë të enjte, duke folur për reagimet negative nga Evropa dhe Prishtina ndaj njoftimit t...
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi kosovar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për p&eum...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një hap pas në negociatat politike për zgjidhjen e ngërçit institucional në ...
Trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur mëngjesin e sotëm pranë qendrës tregtare Mavrovka. Hajredini ka shërbyer ...
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar me inicialet F.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. ...