Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Kurti kërkon kohë për marrëveshje politike, ende pa emër për kryetarin e Kuvendit

P
Piranjat 6 August 2026, 12:15 · 1 min lexim
Kurti kërkon kohë për marrëveshje politike, ende pa

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar më shumë kohë për vijimin e konsultimeve me partitë politike në Kosovë, pa propozuar ende një emër për postin e kryetarit të Kuvendit.

Gjatë seancës së Kuvendit, Kurti deklaroi se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore kanë nisur takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike dhe se procesi kërkon kohë për të arritur marrëveshje.

Kurti theksoi se bisedimet nuk lidhen vetëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit, por edhe me çështje të tjera të rëndësishme institucionale, përfshirë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“Menjëherë pas certifikimit të rezultateve filluam takimet. Falënderoj Bedri Hamzën e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së për takimet. Zgjedhjet e shtatë qershorit erdhën si pasojë e mungesës së marrëveshjes dhe nuk duhet të lejojmë që të ketë zgjedhje të tjera”, deklaroi Kurti në Kuvend ndër të tjera.

Seanca e parë e legjislaturës së re u zhvillua me debate dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës.

Më herët, deputetët miratuan raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke konfirmuar vlefshmërinë e mandateve të 120 deputetëve

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.