KOSOVA

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra konkretë për Presidentin

Piranjat Përditësimi i fundit 26 August 2026, 20:49
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës do të vazhdojnë.

Kurti ka thënë se në takim kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

“Vazhduam bashkëbisedimin me kryetarin e LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka cilësuar diskutimin si të hapur, të sinqertë dhe serioz, duke theksuar se është rritur mirëbesimi ndërmjet palëve.

“Diskutimi ishte i hapur, serioz, i sinqertë. Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi biseduar me dhe për emra të përveçëm”, tha Kurti.

Megjithatë, Kurti sqaroi se emrat e diskutuar nuk janë persona për të cilët palët kanë marrë qëndrime paraprake.

“Nuk janë emra që ne i kemi pyetur paraprakisht, andaj në këtë fazë edhe nuk mund të flasim konkretisht për emra të veçantë, të cilët për herë të parë po i trajtojmë sot për president/e të ardhshme”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, krahas kritereve dhe parimeve për të cilat palët ishin dakorduar në takimin e kaluar, kësaj radhe janë diskutuar edhe emra konkretë.

“Për ato kritere e parime që jemi dakorduar herën e kaluar, ua kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë që i kemi diskutuar”, tha ai.

Kurti e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm në proces. “Ky është hap i rëndësishëm paraprak”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai theksoi se negociatat mbeten të vështira, pasi sipas tij duhet të diskutohen gjerësisht dhe në hollësi të gjitha çështjet.

"Negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht, shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë kur njërit prej bashkëbiseduesve në radhën kur ka fjalën sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin e pastaj duhet të dëgjojë të tjerët çfarë mendojnë për atë person. Por lista zvogëlohet kur është e qartë se nuk mund të ketë dakordim për emër të përveçëm”, tha Kurti. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?