Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
KOSOVA

"Kurti po mban peng shtetin"/ PDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

P
Piranjat17 August 2026, 11:07 · 3 min lexim
"Kurti po mban peng shtetin"/ PDK-ja bllokon hyrjen e

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para godinës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i dërgojë sërish letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit.

“Kurti duhet ta kuptojë që në vend se ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin”, deklaroi Hoxha, duke kërkuar që Kurti të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ajo thekson se asnjë subjekt politik nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës. Hoxha akuzoi Kurtin dhe ministrat e tij se po qëndrojnë në pozitat qeverisëse edhe pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa kërkoi kthimin e institucioneve në “rendin kushtetues dhe normalitet”.

PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit. Të dielën, deputetë të këtyre partive tentuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, por gjetën derën të mbyllur.

Ngërçi politik lidhet me dështimin për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Deputetët e legjislaturës së re kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të ditës për propozimin e kryeparlamentarit, Albin Kurti ka refuzuar të paraqesë një kandidat, duke e lidhur konstituimin e Kuvendit me arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje ndërmjet partive politike. Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje mund ta tensionojë edhe më tej situatën dhe të rrisë rrezikun për përplasje fizike brenda Kuvendit.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dhe aleatët e saj nga komunitetet kanë numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Për zgjedhjen e presidentit, megjithatë, kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në dy raundet e para. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues 60-ditor, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Kosova vijon të përballet me një krizë të zgjatur institucionale, pas një serie procesesh zgjedhore dhe përpjekjesh të pasuksesshme për formimin dhe funksionalizimin e institucioneve. Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan pas krizave të mëparshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. LVV-ja fitoi 53 ulëse në Kuvend, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja shtatë. Ndërsa tash ngërçi është zhvendosur te konstituimi i legjislaturës së re dhe zgjedhja e presidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.