Kurti: Strategji shtetërore kundër vendimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një strategji shtetërore për reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.
Gjatë një takimi me të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, Kurti tha se qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për përpjekjet për ndryshimin e vendimit përmes instancave të apelit dhe në rrafshin diplomatik.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht.
Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm.
Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërperë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet akoma t’i fshehë” tha ai.
Lexo edhe
KOSOVA
Ish-luftëtari i UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Protesta e katërt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë/ Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020...

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë tjetër protestë: Lironi çlirimtarët

Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, regjistrohen dy viktima

Identifikohen 3 viktima nga varret masive në Zubin Potok/ Kurti: Mbetjet mortore u përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ A rrezikon destabilizim Kosova? Eksperti: Serbia goditi më shumë SHBA-të! Ndërhyri te vendimi i Hagës...





