Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
KOSOVA

Kush e bëri kurban Hashim Thaçin? Përgjigjet Ben Blushi

P
Piranjat21 September 2026, 19:50 · 1 min lexim
Kush e bëri kurban Hashim Thaçin? Përgjigjet Ben Blushi

Ben Blushi ka bërë një analizë të fortë për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në qendër të deklaratave të tij ishin Hashim Thaçi, roli i Perëndimit, marrëdhëniet e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe ajo që Blushi e sheh si rrugëdaljen përfundimtare për Kosovën.

Duke folur për procesin në Hagë, Blushi hodhi poshtë idenë se Albin Kurti apo faktorë të tjerë politikë në Kosovë mund të kenë pasur fuqinë për të ndikuar vendimin e gjykatës. Sipas tij, vendimmarrja zhvillohet në nivele shumë më të larta ndërkombëtare dhe lidhet me interesa që shkojnë përtej vetë Hashim Thaçit.

Në këtë kontekst, Blushi përdori metaforën e “kurbanit”, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës u sakrifikua për të mbajtur në këmbë një strukturë shumë më të madhe.

"Hashim Thaçi ishte ai dashi që bëhet theror në themelet e një godine të madhe. U bë kurban në themelet e Gjykatës së Hagës që ajo të vazhdojë”, tha Blushi në Dekalog.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.