Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive/ Pritet ngritja e institucioneve të reja. Palët ende pa marrëveshje

P
Piranjat 6 August 2026, 10:34 · 1 min lexim
Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive/ Pritet ngritja e

Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Ajo po kryesohet nga Avni Dehari, si deputeti më i moshuar, ashtu siç e kërkon procedura.

Deputetët duhet të formojnë Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pavarësisht përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje, takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk solli një dakordësi për krijimin e institucioneve të reja.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes lidhet me postin e Presidentit të Kosovës. Kurti ka këmbëngulur që ky post të mos i takojë LDK-së, por që të zgjidhet një figurë jopolitike, ndërsa LDK-ja ka kërkuar rol në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Situata politike mbetet e paqartë, ndërsa dështimi për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda dy muajve do të mund të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Këto do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare në Kosovë brenda një periudhe dyvjeçare, duke thelluar krizën institucionale në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.