Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI)
KOSOVA

Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

P
Piranjat 8 July 2026, 23:41 · 1 min lexim
Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur afati ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

KQZ-ja certifikoi sot rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, me votat e nëntë anëtarëve të këtij institucioni. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, rezultatet kanë mbetur të pandryshuara nga ato të shpallura më herët.

Me certifikimin e rezultateve, fillon të llogaritet afati kushtetues për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, seanca e parë e legjislaturës së re duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve.

Kjo nënkupton se data e fundit për thirrjen e seancës konstituive është 7 gushti 2026.

Ndërkohë, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përmbyllet brenda këtij afati, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Tashmë mbetet që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin hapat e radhës për formimin e legjislaturës së re.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.