KOSOVA

Mbrojtja kërkon dënim “minimal” për Smakajn: S’ka veprime konkrete për pengim drejtësie

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 15:00

Mbrojtja kërkon dënim “minimal” për Smakajn:

Mbrojtja e ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt paraqiti argumente të forta kundër akuzave të Prokurorisë, në fjalët përmbyllëse në procesin para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokati Jonathan Rees theksoi mungesën e provave për akuzat që i ngarkohen klientit për pengim të administrimit të drejtësisë në procesin “Thaçi 1”. Sipas tij, hapat përgatitorë, dakordësia apo marrja e informacionit nuk përbëjnë vepër penale pa u shoqëruar me veprime konkrete penguese ndaj dëshmitarëve, në këtë rast ndaj Bizlim Zyrapit. Prandaj u kërkua që çfarëdo dënimi eventual të mos jetë më I gjatë se 1 vit.

“Ky dënim nuk duhet të tejkalojë 12 muaj burgim. Çdo dënim tjetër do të ishte një pabarazi e hapur, e padrejtë”, tha Rees.

Sipas avokatit, Smakaj nuk bëri asnjë veprim konkret për pengim të drejtësisë.

“Përfshirja thjesht në diskutime me një person të ndaluar, që në këtë rast pretendohet të jetë zoti Thaçi, pra të përfshihesh me një person i cili pëshpërit sipas prokurorisë, në vetvete nuk do të thotë që ti mund të pengosh një person zyrtar nga ushtrimi i funksioneve të veta. Ose vetëm fakti që ti të kesh kontakt me zotin Zyrapi midis vizitave te zoti Thaçi, pa bërë asgjë tjetër, ose pa ndodhur asgjë tjetër, nuk ka kapacitet që në vetvete të çojë në pengim të personave zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre”, tha Rees.

Mbrojtja e Smakajt denoncoi mungesën totale të provave për akuzën numër 13, e cila e ngarkon atë me mosbindje të qëllimshme ndaj urdhrave të gjykatës. Sipas fakteve të paraqitura gjatë gjykimit, u theksua se është e pamundur dhe e pabazë ligjërisht që një individ të dënohet për mosbindje ndaj një vendimi, konkretisht urdhrit të protokolluar F8054, për të cilin nuk ka pasur asnjë lloj dijenie.

“Të akuzuarit, e zoti Smakaj në veçanti, nuk mund të dënohet me pretendimin që ai ka ndihmuar në mënyrë të qëllimshme për të mosbindur urdhrave të gjykatës sepse ai nuk ka qenë fare në dijeni të urdhrave të gjykatës. Për pasojë është e pamjaftueshme që të konstatohet fajësi për akuzën 13 dhe është e pabazë që të deklarohet fajtor i akuzuari përkatës pra zoti Smakaj sepse nuk ekziston asnjë provë…dhe nuk ekziston asnjë detyrim ligjor që klienti im të jetë në dijeni të udhëzimeve të punës, të mënyrës së funksionimit të qendrave të paraburgimit e kështu me radhë. Sepse në vetvete mosbindja ndaj gjykatës ka të bëjë me vendimet e gjykatës, me vendimet e formës së prerë, me vendimet e niveleve të ndryshme të gjykatës dhe nuk ka të bëjë me udhëzimet e punës të DSK-së. Për rrjedhojë, i takon që është e pamjaftueshme që të vërtetohet që i akuzuari ishte në dijeni se si rezultat i mosveprimeve të tyre kjo do të çonte në mospërmbushjen ose mosrespektimin e urdhrave të gjykatës”, tha Rees.

Kësisoj mbrojtja ka kërkuar vendim lirues për Smakaj, duke u mbështetur në dy shtylla kryesore: Mungesën e precedentëve penalë dhe karakterin e tij pozitiv në komunitet.

“Mungesa e dënimeve të mëparshme duhet që të jetë gjithmonë faktor lehtësues, ndërkohë që pesha që jepet këtij faktori gjithmonë varet nga gjykata përkatëse. Pra, çështja për të cilën i pandehuri duhet të ketë kreditim pozitiv ose shtesë ose vlerësim pozitiv ose karakter pozitiv në vetvete, është një çështje komplet ndryshe. Domethënë kemi nga njëra anë mungesën e dënimeve të mëparshme, por nga ana tjetër kemi karakterin pozitiv. Këto janë dy gjëra të ndryshme.

“Dikush nuk mund të përfitojë nga karakteri i mirë, dhe nga ana tjetër, i pandehuri mund të vërtetojë që duke qenë që nuk, edhe pse nuk kanë pasur dënime të tjera, ata mund të kenë aspekte të tjera të cilat janë pozitive, si për shembull puna e bamirësisë apo elementë të tjerë, të cilat po ashtu janë elementë që duhen marrë parasysh plus. Në rastin e zotit Smakaj, unë them që të dyja këto elementë vlejnë për të. Domethënë të paktën duhet të merret parasysh fakti që ai nuk ka qenë i dënuar më përpara, dhe i nderuar gjykatës, nuk ju s’keni asgjë që të kundërshtoni domethënë të kundërshtoni parashtrimin tonë se i takon karakterit pozitiv të tij sepse ju i nderuar gjykatës e njihni mirë zotin Smakaj. Dhe e dini pra historikun e tij. Nuk ka patur pengim, nuk pretendohet një gjë e tillë, dhe nuk pretendohet që ka patur ndonjë efekt në administrimin e drejtësisë”, tha Rees. /KosovaPress

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?