Mediat gjermane japin detaje për aksidentin ku vdiqën tre anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova

Tre shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.
Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast, mediat gjermane kanë raportuar për një aksident të rëndë të ndodhur të enjten pranë Nittendorfit, në distriktin e Regensburgut.
Sipas mediumit gjerman “Bayerischer Rundfunk”, një veturë ka dalë nga autostrada A3, në drejtim të Nurembergut, për arsye që ende nuk dihen.
Automjeti ka rënë me shpejtësi poshtë argjinaturës, është përplasur në binarët e hekurudhës që kalojnë nën autostradë dhe më pas ka përfunduar në një zonë të gjelbër pranë tyre.
Të tre personat që ndodheshin në veturë kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
Nxjerrja e viktimave nga automjeti ka qenë e vështirë, ndërsa vetura është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një vinçi.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar edhe binarët e hekurudhës. Një tren me rreth 80 pasagjerë është evakuuar, ndërsa udhëtarët janë transferuar në një tren tjetër.
Autostrada në drejtimin Regensburg–Nuremberg ka mbetur e mbyllur për disa orë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa sipas Policisë gjermane dyshohet se në të ka qenë e përfshirë vetëm vetura.
Lexo edhe
KOSOVA
EMRAT/ Tre të vdekurit në aksidentin tragjik në Gjermani nga e njëjta familje, njëri 16-vjeç

Po ktheheshin në vendlindje, tre emigrantë shqiptarë humbi jetën në aksident

Kurti kërkon kohë për marrëveshje politike, ende pa emër për kryetarin e Kuvendit

Akuzat për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe 4 të tjerëve/ Gjykata e Hagës cakton mesin e shtatorit për deklaratat përmbyllëse

Abdixhiku: LDK kërkon postin e presidentit për të garantuar balancën demokratike





