Në pranga pas 3 vitesh, arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Policia e Kosovës ka arrestuar në Zveçan një person të dyshuar për pjesëmarrje aktive në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 29 maj 2023.
Sipas autoriteteve, i dyshuari me inicialet L.M. dyshohet se ka marrë pjesë në dhunën e zhvilluar para objektit të Komunës së Zveçanit. Ai ishte kthyer në Kosovë nga Serbia, ndërsa arrestimi është kryer në koordinim me Prokurorinë Speciale, për shkak të dyshimeve për rrezik arratisjeje dhe mundësisë së manipulimit ose zhdukjes së provave.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka sekuestruar një telefon, dy USB, uniforma të ndryshme ushtarake dhe një bluzë me mbishkrim nacionalist, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari ditën e sulmit.
Pas intervistimit në prani të avokatit dhe përkthyesit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “bashkim për veprimtari kundërkushtetuese”, “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.
Lexo edhe
KOSOVA
5 të plagosurit kosovarë nga zjarri në hotelin e Vlorës/ Kurti: Jemi të tronditur

Policia jep detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

Osmani: Pas zgjedhjeve i thashë Abdixhikut të mos propozohej emri im për presidente

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Çfarë zbuloi mësuesi nga Kosova për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s serbe

Zgjedhja e Presidentit, Haxhiu fton liderët e subjekteve politike në takim të përbashkët të martën

Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin





