KOSOVA

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK kërkon vazhdimin e seancës, kriza institucionale thellohet

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Gusht 2026, 10:04

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK kërkon vazhdimin e

Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit po hyn në një fazë të re, ndërkohë që PDK-ja ka kërkuar që seanca të vazhdojë më 12 gusht, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje mes partive.

Kërkesa i është drejtuar Avni Deharit, i cili e kryeson seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër të Kuvendit, e që kishte thënë më herët se seanca nuk do të vazhdojë pa një marrëveshje politike.

Këto deklarata vijnë disa ditë pas përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, të përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa partitë vazhdojnë të mos kenë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

“Seanca e radhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet”, ka thënë Dehari.

Qëndrim të ngjashëm për nevojën e një marrëveshjeje ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Por, PDK-ja ka bërë të ditur se deputetët e saj do të jenë të mërkurën në orën 11:00 në sallën e Kuvendit, pavarësisht nëse Dehari e thërret apo jo seancën. Ajo u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të jenë të pranishëm në sallë.

“Obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Opozita paralajmëron veprime

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha më 11 gusht se moskonstituimi i Kuvendit dhe mosvazhdimi i seancës përbëjnë “goditje të drejtpërdrejtë” ndaj rendit kushtetues.

“Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin”, shkroi PDK-ja, në Facebook, duke paralajmëruar se do ta mbrojë rendin kushtetues “me çdo mjet”.

Një ditë më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte paralajmëruar “një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike” për ta kundërshtuar, siç tha ai, degradimin e institucioneve.

PDK-ja deri tani nuk ka specifikuar se cilat do të jenë këto veprime.

Ndërkohë, brenda vetë PDK-së janë shfaqur edhe zëra për një rrugë tjetër politike për dalje nga kriza. Deputeti Rrustem Mustafa u ka bërë thirrje drejtuesve të PDK-së dhe LVV-së që të ulen në një tryezë dhe të shqyrtojnë mundësinë e një koalicioni mes dy forcave më të mëdha politike në vend.

Mustafa ka thënë se, përballë mungesës së një Kuvendi dhe Qeverie funksionale, “koalicionet e mëdha” janë një “domosdoshmëri shtetërore”, duke marrë si shembull koalicionin e mëparshëm PDK-LDK.

“Unë nuk po ju kërkoj të harroni të kaluarën. Unë po ju kërkoj të mos lejoni që e kaluara t’ju mbajë peng të ardhmes. Ne nuk kemi kohë për inate, nuk kemi kohë për hakmarrje dhe as për ‘nëse’ apo ‘por’”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, edhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë insistuar në respektimin e afateve dhe procedurave kushtetuese, ndërsa LDK-ja është partia e vetme opozitare që ka zhvilluar disa takime me Vetëvendosjen për një marrëveshje të mundshme.

Pika kryesore e mospajtimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së mbetet zgjedhja e presidentit të ri. Kurti ka insistuar që palët të pajtohen për një kandidat konsensual dhe jopartiak, ndërsa LDK-ja ka kërkuar që posti i presidentit t’i takojë asaj, duke argumentuar se kandidat konsensual mund të konsiderohet ai që arrin t’i sigurojë 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Palët kanë zhvilluar disa takime gjatë gushtit, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshje.

Aleanca, ndërkaq, ka refuzuar takimet me Kurtin.

Kjo parti ka insistuar vazhdimisht në respektimin e afateve kushtetuese dhe e ka fajësuar Vetëvendosjen për bllokimin institucional.

Më 8 gusht, deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vazhdimit të seancës konstituive, e cila kishte nisur më 6 gusht.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për të marrë qëndrimet e tyre për hapat e ardhshëm pas mosvazhdimit të seancës konstituive, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Arifi: Opozita duhet të kalojë nga deklaratat në veprime

Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përgjegjësia për të ushtruar presion politik në situatën aktuale bie mbi partitë opozitare.

Sipas tij, ato deri tani nuk kanë arritur të ndërtojnë një qasje të përbashkët përballë krizës.

“Për fat të keq, opozita është aq shumë e përçarë, aq shumë është e fragmentarizuar”, thotë Arifi, duke shtuar se ajo “nuk e ka një fokus të përbashkët”.

Ai kërkon veprime më konkrete nga opozita, përfshirë, siç thotë, “alarmimin e të gjitha institucioneve në mbrojtje të demokracisë”.

“Mendoj që duhet veprime politike, por të fuqishme, jo vetëm deklarata sa për media”, thotë Arifi.

Ai e konsideron situatën aktuale pasojë të shkeljes së qëllimshme të rregullave kushtetuese nga pushteti.

“Toleranca e shkeljes së Kushtetutës është sinjal. Është sinjal edhe krijimi i një kulture të re që ligjet aktuale nuk vlejnë për ne dhe kjo kështu e krijon komplet narrativën e Lëvizjes Vetëvendosje se Kushtetuta është e parëndësishme”, thotë ai.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, zgjedhjet e reja po përmenden si një prej mundësive për dalje nga kriza.

Arifi pajtohet se vendi mund të përfundojë sërish në zgjedhje, por thotë se, para kësaj, duhet të ketë përgjegjësi për shkeljet që, sipas tij, kanë ndodhur.

“Normalisht që duhet të shkojmë në zgjedhje, por unë mendoj që pa u sanksionuar shkeljet e rënda kushtetuese është e palogjishme të shkojmë në zgjedhje”, thotë ai.

Ai paralajmëron se vazhdimi i ngërçit mund ta thellojë edhe më shumë krizën institucionale në muajt e ardhshëm.

“Kemi filluar të hyjmë në javën e dytë të gushtit dhe, nëse nuk ka masa dhe veprime serioze, tetori vjen shumë shpejt”, thotë Arifi, duke shtuar se “aktualisht është vetëm fillimi i problemeve”.

Më 4 tetor bëhen gjashtë muaj prej se Albulena Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

Kushtetuta, megjithatë, nuk përcakton se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit nëse kjo periudhë përfundon pa u zgjedhur presidenti i ri.

Kjo çështje është ngritur edhe nga njohës të së drejtës kushtetuese si një vakum i mundshëm kushtetues.

Nëse deri atëherë Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, Kosova do të përballej njëkohësisht me mungesën e një Kuvendi funksional dhe me përfundimin e periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës së presidentit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...