Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje...
KOSOVA

Nis afati kushtetues në Kosovë, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

P
Piranjat 9 July 2026, 17:01 · 1 min lexim
Nis afati kushtetues në Kosovë, Kuvendi duhet të konstituohet

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka nisur edhe afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por, deri më tash, partia fituese e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë asnjë veprim për themelimin e institucioneve të reja.

Partitë politike, ende nuk kanë lëvizur sa u përket pozicioneve politike, derisa kjo mbetet për t’u parë ditëve në vazhdim. Kurse, edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë një datë se kur mund të thirret seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Një ditë më parë, ajo ka thënë se një veprim të tillë do ta marrë brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh. Ndryshe, sipas nenit 66 të Kushtetutës dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, legjislatura e re duhet të konstituohet jo më larg se 7 gushti.

Kushtetuesja ka sqaruar se “mbajtja” e seancës konstituive nuk nënkupton vetëm mbledhjen e deputetëve në sallë, por përfundimin e të gjitha veprimeve kushtetuese që e bëjnë Kuvendin funksional, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Certifikimi i rezultateve është bërë të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.