KOSOVA

"Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin"

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2026, 18:44
"Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në

Një opinion i fundit mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës jep informata ekskluzive rreth historisë dhe mënyrës së krijimit, mandatit dhe legjitimitetit të kësaj gjykate ndërkombëtare me seli në Hagë.

Autor i shkrimit të botuar në portalin “Bridges of Memory”, dedikuar drejtësisë tranzicionale dhe historisë, është Jason Steinbaum, ish- drejtori i Stafit pranë Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, i cili për 30 vjet rresht ishte edhe shefi i stafit të kongresmenit Eliot Engel dhe si i tillë, njohës i thellë i të gjitha proceseve që përfshinë interesat amerikane në Ballkan, por edhe ato shqiptare në Washington DC.

Autori në këtë shkrim argumenton se gjykata është produkt i presionit politik kryesisht amerikan dhe jo i një procesi të brendshëm të drejtësisë në Kosovë, dhe se struktura e saj përbën një devijim të thellë nga nevojat për drejtësi por edhe pronësisë institucionale të Kosovës.

Steinabum, që njëherazi është edhe profesor në American University në Washington DC, thotë se qendrimi fillestar i qeverive amerikane rreth pretendimeve për krime lufte nga UÇK ishte se ato ishin minimale: “qeveria e Shteteve të Bashkuara i shihte si minimale vazhdimisht akuzat kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), forcës kryengritëse që luftoi për pavarësinë e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Zyrtarët amerikanë në përgjithësi pranonin se asnjë ushtri nuk është e përsosur, veçanërisht në mjegullën e luftës, por këmbëngulnin se, në tërësi, UÇK-ja ishte sjellë në mënyrë të arsyeshme.”

Stainbaum thotë se edhe akuzat më serioze si ato për terrorizëm apo trafikim organe, “ishin hedhur poshtë në një raport të CIA-s, të hartuar si përgjigje ndaj një amendamenti të kongresistit Eliot L. Engel, një mbështetës i vendosur i Kosovës, i cili më vonë u bë kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.”

Në shkrimin e tij autorial të botuar sot si përgjegje në një dialog me ish ministrin e punëve te jashtme Petrit Selimin, Jason Steinbaum poashtu spjegon edhe detajet e paditura deri më tani për ndërpveprimin e Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës amerikane me kongresistin Engel, për të bërë presion ndaj Kosovës.

Steinbaum rikujton se “Për disa vite me radhë, Departamenti Amerikan i Shtetit u dha pak ose aspak besueshmëri pretendimeve të Martyt, edhe pas rezolutës së Këshillit të Evropës. Pastaj, pothuajse brenda natës, Shtetet e Bashkuara ndryshuan qëndrim. Diplomatët amerikanë kaluan nga shpërfillja e raportit të Martyt në këmbënguljen, në vitin 2015, se nevojitej një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar akuzat e tij. “ Kërcënimi kryesor ndaj Kosovës u bë se nëse Kosova nuk do ta bënte Gjykatë, këtë do ta themelonte OKB-ja, sipas Steinbaum: “Nëse Kosova nuk do ta krijonte Gjykatën, paralajmëronin diplomatët amerikanë, ajo do të krijohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së – edhe pse, natyrisht, kjo nuk mund të ndodhte nëse SHBA-ja do të përdorte veton e saj. Më e rëndësishmja, Kosovës iu tha se duhej të vepronte pa vonesë, sepse Shtetet e Bashkuara, aleati i saj më i fortë dhe më i qëndrueshëm, po i kërkonin – lexo: po i impononin – ta bënte këtë.”

Këtu Steinbaum jep kontekstin dhe arsyen e këtij ndryshimi të qendrimit amerikan: “një superfuqi si SHBA ka shumë interesa globale dhe nganjëherë ato interesa përplasen me njëri-tjetrin. Ndërsa akuzat e Martyt zienin në Evropë dhe shpërfilleshin kryesisht nga Uashingtoni, administrata Obama po ndiqte prioritetin e saj kryesor në politikën ndërkombëtare: një marrëveshje bërthamore me Iranin. Pothuajse çdo objektiv tjetër i politikës së jashtme kaloi në plan të dytë përballë atyre negociatave dhe ruajtja e koalicionit ndërkombëtar që i mbështeste ishte thelbësore.”

Steinbaum pohon se si kundërvlerë për bashkëpunim rreth marrëveshjes së madhe me Iranin, “shumë besojnë se Rusia, dhe ndoshta edhe disa interesa evropiane, i kërkuan Shteteve të Bashkuara – partnerit kryesor të Kosovës – të ushtronin presion mbi shtetin e ri për të krijuar një gjykatë që do të hetonte dhe ndiqte penalisht këto akuza.

Nga këndvështrimi i Presidentit Obama, një gjykatë e Kosovës e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë dhe e përkushtuar, të paktën në dukje, ndaj standardeve më të larta ligjore, ka të ngjarë t’i përshtatej formimit të tij juridik dhe ndjenjës së tij për drejtësi. Për të, kjo ishte një lëshim i lehtë. Udhëzimi zbriti deri te Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe në të gjithë Departamentin e Shtetit: Kosova duhej ta kryente këtë.”

Pra, arsyeja se pse Shtetet e Bashkuara kërkuan krijimin e Dhomave të Specializuara, sipas Steinbaum ishte “jo kryesisht për të çuar përpara drejtësinë apo llogaridhënien për trafikimin e organeve ose krime të tjera të pretenduara të UÇK-së, por për t’i shërbyer një objektivi krejt tjetër: sigurimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.”

Steinbaum spjegon tutje se “papritur, diplomatët amerikanë në Prishtinë morën udhëzime të reja: t’i bëjnë presion qeverisë së Kosovës që ta krijojë Gjykatën dhe të mos pranojnë “jo” si përgjigje. Zyrtarëve të lartë që vizitonin Kosovën u thuhej se vendi duhej të vepronte, përndryshe do të përballej me pasoja të rënda. Këtë e përjetova vetë gjatë një vizite me kongresistin Engel, për të cilin kam punuar për 27 vjet. Ambasadorja Tracey Jacobson na befasoi jo vetëm me ndryshimin e menjëhershëm të politikës amerikane, por edhe me urgjencën që qeveria amerikane i kushtonte krijimit të Gjykatës.”

Jason Steinbaum, i cili ishte ndër zyrtarët më të eksperiencuar me Ballkan në tërë Kongesin amerikan tha që Kongresmeni Engel u pendua për presionin e bërë ndaj Kosovës: “Si shumë të tjerë, edhe ne më vonë u penduam për qëndrimin që morëm dhe për rrëmujën e trishtueshme e shpërdoruese në të cilën është shndërruar Gjykata”.

Steinbaum tutje konkludon se “Gjykata nuk u krijua vetëm për arsyen e gabuar. Ajo u krijua edhe në mënyrën e gabuar, mbi bazën e një ligji thellësisht të mangët.” Pas spjegimeve se si ekspertët amerikanë e zhveshën pjesemarrjen e Kosovës në draftim të statutit dhe themelim, ai shpreh indinjatë të thellë se si prioritetet e Gjykatës Speciale jane krejtësisht të përmbysura: “Duke pasur parasysh krimet e rënda të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës, krijimi i një gjykate për të gjykuar dhe ndëshkuar udhëheqësit e tyre të kohës së luftës dukej i përmbysur. Në fakt, Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të jenë unike: një gjykatë e krijuar për të ndjekur penalisht viktimat dhe fitimtarët e një lufte, në vend të autorëve kryesorë dhe agresorëve të mundur.”

Steinbaum analizon thellësisht edhe ndryshimin e çuditshëm të mandatit të proklamuar fillimisht: “Mandati i Gjykatës bëhet edhe më i çuditshëm kur krahasohet me qëllimin e saj fillestar. Ajo u krijua për të hetuar pretendimet e raportit të Martyt, i cili përqendrohej kryesisht në trafikimin e organeve. Megjithatë, aktakuzat nuk përmendin fare trafikimin e organeve. Në vend të kësaj, ato fokusohen në përgjegjësinë komanduese për sulme hakmarrëse të kryera nga aktorë të niveleve më të ulëta. Me fjalë të tjera, arsyeja kryesore për të cilën u krijua Gjykata nuk është më ajo që udhëheq procedurat e saj.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan