Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
KOSOVA

Osmani: Pas zgjedhjeve i thashë Abdixhikut të mos propozohej emri im për presidente

P
Piranjat15 August 2026, 09:48 · 2 min lexim
Osmani: Pas zgjedhjeve i thashë Abdixhikut të mos propozohej emri im

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit e kishte njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk dëshironte që emri i saj të propozohej për një mandat të dytë si presidente.

Osmani ka sqaruar se deklaratat e saj të mëhershme për mundësinë e një mandati të dytë ishin bërë në rrethana të ndryshme politike, kur, sipas saj, ishte krijuar një mundësi e re në raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur e kam përmendur mandatin e dytë kanë qenë rrethana të tjera, kemi pasur një dritare të re që u hap me SHBA-të dhe kam menduar që do të ishte një dëm shumë i madh për Republikën nëse nuk e shfrytëzon atë mundësi”, ka thënë Osmani në Kanal 10.

Ajo ka deklaruar se kjo mundësi nuk ishte shfrytëzuar dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve kishte vendosur ta bënte të qartë qëndrimin e saj para strukturave të LDK-së.

“Prandaj, pasi kanë përfunduar zgjedhjet e 6 qershorit, e kam njoftuar edhe partinë dhe të parin e LDK-së se nuk do të doja që emri im as të propozohej e as të insistohej për presidente”, ka deklaruar Osmani.

Kështu, ish-presidentja ka bërë të ditur se nuk dëshiron që emri i saj të përfshihet në diskutimet e ardhshme politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.