Parlamenti Evropian i përsërit kërkesën Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave demokratike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetin social X, institucioni theksoi se Serbia duhet të tregojë një angazhim real ndaj vlerave evropiane, duke nënvizuar se avancimi në procesin e integrimit është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe respektimit të standardeve demokratike.
Gjithashtu, u ritheksua se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet një kusht kyç në rrugën e anëtarësimit.
“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe standardeve më të forta demokratike. Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”,thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.
Në deklaratë kërkohet gjithashtu organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sipas Parlamentit Evropian janë të nevojshme për tejkalimin e krizës politike në Serbi.
“Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën politike”, ka theksuar PE-ja.
Lexo edhe
KOSOVA
Mashtrimet online në Kosovë/ REL: Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Serbët bllokojnë një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Serbi, do të asgjësohen 11 mijë krerë

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

Nis afati kushtetues në Kosovë, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën

BE-ja i bën thirrje partive në Kosovë për kompromis: Është koha për të qeverisur





