KOSOVA

“Pashë tim atë, e përshëndeta me shenjën tonë sekrete”/ Djali i Kadri Veselit tregon momentet emocionuese në Hagë: Vendim i padrejtë, por besojmë tek Apeli!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 September 2026, 18:20
“Pashë tim atë, e përshëndeta me shenjën

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Instagram, Veseli ka përcjellë një mesazh të gjatë, ku ka treguar gjithçka nga orët e para të ditës kur jepej vendimi në Hagë, e deri në momentin e shqiptimit të dënimit.

Ai tregon emocionet kur pa babanë në sallën e gjyqit dhe deri në momentin që kishte kuptuar dënimin e 4 luftëtarëve, edhe pse gjykata ende nuk ishte shprehur.

Megjithatë, Veseli shprehet se ende beson në drejtësinë perëndimore dhe shpreson se Apeli do të rregullojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 është paralajmëruar protestë në sheshin "Skënderbej", me sloganin "Jo në emrin tim", si reagim ndaj vendimit të Hagës. 

Reagimi i plotë:

Natën e 15 Shtatorit, ia arrita të fle gjumë, por jo të pushoj. Atë natë kisha shkuar të shoh axhallarët e mi, t’i përqafoj fort dhe të mundohem t’u jap e të marr forcë e kurajo përballë asaj që na priste nesër. Ne ishim optimistë dhe pozitivë, por refuzoja t'ia lija asgjë në dorë rastësisë, doja të ishim të përgatitur për gjithçka, duke konsideruar historinë e popullit tonë, e të individëve si Adem Demaçi, i cili mbajti padrejtësisht 28 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë, 1 vit më shumë se Nelson Mandela, simbol botëror i lirisë dhe rezistencës.

Një natë më herët i kisha kërkuar hotelit të aranzhojë një taksi që të na dërgonte në drejtim të Gjykatës.

Në mëngjes, gjatë rrugës po shihja jashtë dritares së automjetit makinat e ndryshme me tabela të huaja, por që ishin shqiptarët tanë. Këtë e tregonin flamujt e UÇK-së, herë të mbështjellë në pjesën e përparme të makinës e herë duke valvitur nga dritaret e hapura. Kaluam ambasadën, logoja e UÇK-së e ngjitur në dyert e saj, kaluam parkun në të cilin kishim protestuar vite më parë, i cili ishte mbushur me njerëz e me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare.

Arritëm në gjykatë. Nuk e di si u futëm brenda nga kallaballëku. Por rreth orës 08:45 veçse kishim zënë vendet në galerinë e publikut. Aty ishin të gjitha familjet, të gjithë në emocione duke pritur që perdet të hapen dhe t’i shohim më në fund, më të shtrenjtët tanë.

Kur ora preku 09:00, ajo ishte ora më e gjatë e jetës time. 60 minutat e radhës m’u dukeshin si 60 orë, më dukej sikur kalonin dhjetëra orë kur i afrohesha axhës tim, Veselit, për t’i kërkuar t'ia shoh orën dhe veç 10 minuta kishin kaluar. Në një moment, kërkova ndjesë dhe u largova që të shkoj te dollapi ku ishte telefoni im, që të kontaktoja edhe njëherë me nënën, të sigurohesha se ata janë mirë dhe të përgatitur.

Perdet më në fund u hapën, pashë babin tim, duke ngritur sytë drejt galerisë të publikut dalëngadalë duke skanuar se ku jemi ulur, ashtu siç bën gjithmonë në seancat ku kam marrë pjesë.

Sytë na u takuan, e përshëndeta babin me atë shenjë që ai kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike. Shenjë që mbase shumica nuk ia dinë kuptimin. Në gjuhën e shenjave, ai simbol do të thotë të dua, babi e pat mësuar këtë nga fëmijët e fshatit SOS, dhe pat vendosur ta përdorë për t’i përcjellë një mesazh edhe popullit tonë.

Nuk kishim mundur të flasim gjatë ditëve paraprake, telefonata e caktuar më 15 Shtator, kur unë isha në Hagë, kishte dështuar për arsye teknike. Duke njohur babin tim, e dija se gjysma më e madhe e merakut të tij ishte si jemi ne emocionalisht. Nuk kisha mundur t’i tregoj atij se jemi të fortë, ndaj mundohesha që përmes shenjave dhe mimikave t'ia kumtoj atë mesazh.

Dënimi u shqiptua, por para se të shqiptohej ai u paralajmërua nga gjykatësit. Përmes rreshtave e kuptova se babin dhe shokët e tij do t’i dënojnë. Kishte ndodhur ajo që ishim frikësuar.

As unë, as familja ime, as familja e axhit Hashim, as ajo e bacës Jakup, e as ajo e axhës Rexhë nuk jemi frikësuar nga drejtësia, por nga politika.

Ata burra, prindërit tanë, padyshim se janë të pafajshëm, por në këtë rast sinqerisht m’u krijua përshtypja se nuk ishte çështje e gjykimit të fajësisë apo pafajësisë, është çështje e pyetjes:

"Si mund ta justifikojmë një dënim për këta burra?"

Përballë kësaj padrejtësie, ne vazhdojmë të besojmë në botën perëndimore, vazhdojmë të besojmë se Apeli do e korrigjojë këtë vendim kaq të zhytur me politikë dhe padrejtësi, komplet kundër vlerave që përfaqëson bota e Perëndimit.

Një gjë duhet të dihet, nuk ekziston opsioni i dorëzimit, nuk ekziston opsioni i turpërimit, dhe nuk ekziston opsioni i mërzisë e urrejtjes.

Ua kemi borxh atyre fëmijëve të dëshmorëve, që kanë shikuar jashtë dritares si fëmijë duke e pritur rikthimin e prindërve të tyre në shtëpi e që nuk ndodhi asnjëherë. Ua kemi borxh grave të atyre luftëtarëve që fati ua kërkoi të forcohen, të marrin dy rolet e shtëpisë e t’u krijojnë fëmijëve të tyre një ambient të shëndoshë për t’i rritur. Ua kemi borxh të zhdukurve e familjeve të tyre, që nuk kanë një varr ku t’i vendosin lulet në përkujtim.

E në fund, ia kemi borxh njerëzve të mirë të Kosovës, popullit shqiptar. Këtij populli që u mblodh në shesh e iu dolën lotët në sy kur dëgjuan për padrejtësinë që ndodhi në Hagë. Këtij populli që në çdo protestë dolën e thirrën për drejtësi. Këtij populli që respektuan paqen e dëshmuan njerëzillëkun dhe civilizimin. Këtij populli që ka duruar shumë, e ka përbirë shumë veç për të arritur lirinë e mirëqenien.

Njeriu përgjigjet dhe mund të gjykohet vetëm nga dy entitete: nga Zoti dhe nga populli i tij. E para Zotit e popullit shqiptar, babi im, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala gjithmonë do të dalin me faqe të bardhë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?