KOSOVA
Për të tretën natë me radhë, qytetarët mblidhen në shesh kundër vendimit të Speciales

Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi vjen pas aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.
Qytetarët janë mbledhur në shesh për të shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Tubimet në Prishtinë kanë vazhduar për të tretën natë radhazi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
KOSOVA
Ambasada e SHBA-së paralajmëron se protestat në Prishtinë mund të përshkallëzohen

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Avokati i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij

Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës: Bashkëpunon me Vuçiç

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë/ Përplasje mes policisë dhe pjesëmarrësve për dokumentet e identifikimit

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike!

Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë "pushtojnë" sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në Prishtinë/ Ambasada amerikane: Shmangni sheshin “Skënderbeu”





