Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

'Jeni kriminelë'/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla përplaset me deputetët e PDK-së, Musliu e lag me ujë

P
Piranjat12 August 2026, 13:11 · 2 min lexim
'Jeni kriminelë'/ Tensione në Kuvendin e Kosovës,

Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyrë në sallën e seancave plenare për të marrë pjesë në aktivitetin që Kuvendi i Kosovës organizon çdo vit për bashkatdhetarët nga mërgata.

Por aktiviteti është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes Gërvallës dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliut, Eliza Hoxhës dhe Ganimete Musliut, raporton korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami.

Deputetet e PDK-së i kanë kërkuar vazhdimisht Gërvallës që të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

“Thirre seancën”, “Boll me performanca, thirre seancën”, i kanë thënë ato.

Gërvalla u është përgjigjur duke i ftuar në takim për të arritur një marrëveshje.

“Ejani në takim, pse s’po vini, pse po tuteni?”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka akuzuar Gërvallën se ka çuar dosje në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.

“Mos rrej”, ka qenë përgjigjja e Gërvallës.

Në një moment, situata ka agravuar, teksa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka lagur Gërvallën me ujë.

Përplasja është zhvendosur më pas edhe te deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ndaj të cilit deputetët e PDK-së kanë përsëritur të njëjtën kërkesë: “Thirre seancën”.

Tensionet kanë vijuar edhe me Arbërie Nagavcin, e cila në legjislaturën e kaluar ka drejtuar grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Për momentin, aktiviteti i Kuvendit me mërgatën është pezulluar, ndërsa përplasjet mes deputetëve vijojnë në sallën e seancave plenare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.