Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
KOSOVA

Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK

P
Piranjat22 September 2026, 20:31 · 3 min lexim
Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet

Në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tash e një javë po protestohet në qytete të ndryshme.

Megjithatë, kjo formë e kundërshtimit nga qytetarët, ndaj vendimit që e quajnë të padrejtë të Hagës, do të intensifikohet në ditët në vazhdim. Iniciativa qytetare “Liria ka emër” do të organizojë marsh gjithë popullor më 1 tetor në Prishtinë që korrespondon me protestat e studentëve në 1997 dhe më 10 tetor në Bruksel.

“Atëherë kërkuam liri, jetë më të mirë për popullin e Kosovës. Më tetor tani kërkojmë liri për çlirimtarët tanë. Ne do dalim bashkë, paqësisht me një mesazh të përbashkët, “Jo në emrin tim”. Më 10 tetor kjo thirrje do të vazhdojë tutje në Bruksel së bashku me mërgatën tonë”, tha Eliza Hoxha-iniciativa “Liria ka emër”.

Krahas kësaj, “Liria ka emër” ka iniciuar edhe peticion qytetar që thonë se do ta dorëzojë simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe Hagë.

“Nënshkrimet do t’i dërgojmë simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë si shprehje e qëndrimit të qytetarëve të Kosovës që zgjedhin të bashkohen karshi historisë së përbashkët”.

Përfaqësuesi i “Liria ka emër”, Ismail Tasholli ka bërë thirrje për unitet, duke kërkuar edhe veprim institucional.

“Qeveria duhet të na tregojë qartë cili është plani, cila është strategjia shtetërore, çfarë mbështetjeje juridike dhe financiare ofrohet, çka do të bëjë diplomacia e Kosovës, si duhet të angazhohen institucionet akademike dhe ekspertët ndërkombëtarë”, u shpreh Ismail Tasholli – iniciativa “Liria ka emër”.

Edhe veteranët e luftës do të vazhdojnë protestat. Më 25 shtator, në të gjitha qytetet e Kosovës, degët përkatëse të Organizatës së Veteranëve të Luftës do të mbajnë protesta në orën 17:00, me përjashtim të Prishtinës, të cilët do i bashkohen protestës që mbahet në orën 21:00.

Reagimi institucional në Kosovë tash e një javë mungon, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar në Kuvend projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, derisa një seancë akoma nuk është caktuar.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.