Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” janë sulmuar gjatë një kontrolli në terren.
Sipas mediave kosovare, punonjësit ishin duke inspektuar disa lidhje të dyshuara ilegale të ujit, kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autori ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se personi dyshohet për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar”, “mbajtje të paautorizuar të armës” dhe “përdorim të armës”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Lexo edhe
KOSOVA
Krimet e luftës në Kosovë, Kurti: Mbi 12 mijë viktima të dokumentuara, Serbisë t’i bëhet trysni që të hapë arkivat

BE kritikon Vuçiç: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës

Tronditet Prishtina/ Vinçi këputet papritmas dhe zë poshtë dy persona, 20-vjeçari vdes në vendngjarje

Aksident në Kosovë, plagosen 5 persona, mes tyre dhe dy efektivë policie

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

Po kthehej në vendlindje, ndahet nga jeta tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

Vuçiç nuk heq dorë nga Kosova dhe sulmon aleancën shqiptaro-kroato-kosovare: Duhet të jemi gati

Arkëmorti i efektivit Shaban Hajdari u mbulua me flamurin arab, plas debati në rrjet: Turp t'i vijë familjes! Ç'a ka more se musliman ish...





