Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati...
KOSOVA

Po kthehej në vendlindje, ndahet nga jeta tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

P
Piranjat25 July 2026, 19:28 · 2 min lexim
Po kthehej në vendlindje, ndahet nga jeta tragjikisht 19-vjeçari

Personi që shihet në foto është 19-vjeçari Dion Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Itali, teksa po udhëtonte nga Franca drejt vendlindjes së tij. Sipas njoftimit të Këshillit të Fshatit Ramjan, më 21 korrik 2026, Dion Emerllahu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca për në Kosovë, për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen e tij.

Gjatë rrugës, në afërsi të Milanos në Itali, automjeti që drejtohej nga Dioni u përfshi në një aksident me një veturë tjetër. Pas përplasjes, 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën.

Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Dioni nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai u nda nga jeta më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjet, në praninë e prindërve të tij.

Familjarët dhe banorët e Ramjanit e kanë përshkruar Dionin si një djalë të urtë e punëtor, i cili jetonte dhe punonte me prindërit dhe axhallarët e tij në Francë. Këshilli i Fshatit Ramjan ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Emerllahu, prindërit e Dionit, axhallarët dhe të gjithë të afërmit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe për gjithë fshatin.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.