Po ktheheshin në vendlindje, tre emigrantë shqiptarë humbi jetën në aksident

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.
Sipas njoftimit, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike, në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Ngushëllime familjarëve, lagjës sime, Nuhaj të Komogllaves si dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë tragjedi të mërgimtarëve tanë. Zoti i shpërbleftë me Parajsë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit fatal.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti kërkon kohë për marrëveshje politike, ende pa emër për kryetarin e Kuvendit

Akuzat për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe 4 të tjerëve/ Gjykata e Hagës cakton mesin e shtatorit për deklaratat përmbyllëse

Abdixhiku: LDK kërkon postin e presidentit për të garantuar balancën demokratike

Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive/ Pritet ngritja e institucioneve të reja. Palët ende pa marrëveshje

Fshihte 30 mijë euro në kamion, kapet në kufirin e Vërmicës

LVV e LDK ende pa marrëveshje-çfarë thanë Kurti e Abdixhiku për konstituimin e Kuvendit

Përfundon takimin me Abdixhikun, Kurti: S'ka marrëveshje me LDK-në

Haradinaj kërkon ndarje të pushtetit, Vetëvendosje përballet me dilemën mes kryeministrit dhe presidentit





