Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë

P
Piranjat11 August 2026, 22:28 · 2 min lexim
Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim

Të hënën, paksa “befasisht”, një autmojet i policisë së Kosovës u pa i stacionuar mbi Urën e Ibrit. Pas shpërndarjes së pamjeve me veturën e policisë aty, KFOR konfirmoi që ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit.

Tutje, ata thanë se kjo po bëhet “në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një proces të optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”.

Për këtë lëvizje, muajve të fundit, nuk është folur pothuajse fare në publik. Ndërkohë që pati zëra që kjo temë është diskutuar për muaj të tërë larg syve të publikut.

Por, si e sheh këtë lëvizje Ambasada e Gjermanisë në Kosovës, të cilës Gazeta Express i është drejtuar për koment. Në një përgjigje të shkurtër, gjermanët s’e kanë përmendur fare Policinë e Kosovës, por kanë potencuar rolin e KFOR. Sipas tyre, Berlini mbetet i përkushtuar ndaj misionit të KFOR për ruajtur mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj kontributit të saj në KFOR, të mandatuar nga Bundestagu, si dhe ndaj misionit të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha Ambasada e Gjermanisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.