Luftë kufijsh mes Madridit dhe Romës/ Kriza e emigrantëve në Ceuta përplas dy vendet, pezullohet përkohësisht Shengeni
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit,...
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit,...
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, duke e cilësuar atë si një...
Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar n&eum...
Kreu demokrat u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bisedë në rrjetet sociale. G. N. Grimci: P&eum...
Zbulimet po grumbullohen rreth Gianni Infantinos. I dobësuar tashmë ditët e fundit nga humbja e mbështetjes së konsiderueshme të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeveri...
Elon Musk ka refuzuar të lejojë Ukrainën të përdorë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink për të ...
Ka rinisur punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ka startuar më 6 gusht. Seanca po drejtohet nga kryesuesi Avni Dehari, nd&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belind...

Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk u përmbyll siç pritej. Seanca konstituive e së enjtes u shty nga kryesuesi i saj, pas betimit të deputetëve të rinj. Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. U formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe u bë betimi i deputetëve.
Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i procesit të konstituimit të Kuvendit pa një marrëveshje për çështjen e presidentit mund ta vështirësojë arritjen e një dakordimi me njërën partitë parlamentare dhe praktikisht të çojë në zgjedhje të reja. Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës konstituive, Kurti ka kërkuar kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve politike, duke thënë se një marrëveshje për presidentin do të mundësonte konstituimin e plotë të institucioneve.
“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se dhënia e mundësisë për dialog politik është, sipas tij, mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja. Kurti ka theksuar se që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, kanë dashur t’u japin hapësirë diskutimeve, ashtu siç kishin kërkuar partitë opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“LDK-ja i pezulloi bisedimet pas problemeve të brendshme dhe diskutimi i radhës pardje me kryetarin e LDK-së tregoi që nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur dakordim. Përballë kësaj situate është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim për konstituimin e Kuvendit, që mund ta vështirësonte marrëveshjen potenciale dhe evitimin e zgjedhjeve të radhës”.
Sipas Kurtit, sapo të arrihet marrëveshja për presidentin, do të vazhdohet me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve.
“Kur ta kemi një marrëveshje, ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituive. Kur të jemi të siguruar që kemi bërë gjithçka për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme”, ka deklaruar Kurti.
Ai u ka bërë thirrje për bisedime edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza e të Aleancës, Ardian Gjini. Ka shtuar se bisedimet me LDK-në do të vazhdojnë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur të papërgjegjshme kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për presidentin duke e shtyrë seancën konstituive. Hamza ka thënë se LVV-ja po tregon mungesë serioziteti.
“Siç e vërejtët kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve. Po shihet se vazhdojnë sjelljet e papërgjegjshme në raport me institucionet. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën që të kemi konstituimin, dhe në fund dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë me pozitën e kryesuesit dhe në vend se të propozojnë emër e shtyjnë propozimin e emrit të kryetarit dhe nuk konstituohet Kuvendi. Kosova vazhdon me vakum institucional”, ka thënë Hamza.
I pyetur për një takim me Kurtin, Hamza ka theksuar se “s’kemi nevojë të takohemi” duke shtuar se ka pasur mungesë të “një oferte të përgjegjshme”. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës e ka quajtur taktikë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të fituar kohë që të marrë të tri institucionet kyçe të vendit. Tahiri ka thënë se s’ka kuptim të kërkohet kohë kur 30 ditë i ka pasur Kurti për diskutime me partitë politike për ndonjë marrëveshje të mundshme për çështjen e presidentit. Tahiri ka ngritur edhe dyshimet nëse Kurti dëshiron të krijojë ndonjë rast për Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të shtyhet edhe më tej konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
“Jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ka kaluar afati kushtetues sepse sot janë bërë 30 ditë dhe sot kur është dashur që Kuvendi të jetë funksional, sot del kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe iu thotë qytetarëve na duhet kohë. Po a patët morë burrë kohë 30 ditë për diskutim me partitë politike për një marrëveshje politike.
Nëse ka qenë qëllimi që të dalë nga ky rreth vicioz dy-vjeçar pse nuk ka folur me partitë politike për presidentin e Kosovës sepse nyja është te presidenti por e ka neglizhuar deri në këtë ditë. A po dëshiron Kurti që ta krijojë edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese që ende të shtyhet konstitutimi. Kjo është taktikë që të marrë ndonjë pazar politik, të fitojë kohë e t’i marrë të gjitha institucionet që në fakt nuk i takojnë një subjekti politik”, ka thënë Tahiri.
Eugen Cakollli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar se as sot e as nesër, nuk është dita e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka thënë se afati 60-ditor për këtë proces aktivizohet vetëm ditën pas konstituimittë Kuvendit. Sipas tij, i vetmi afat që po shkon deri në fund është ai për konstituimin e Kuvendit, i cili siç ka thënë Cakolli, përfundon nesër, në orën 23:59.
“Edhe pse kërkesa për kohë shtesë dhe ndërprerja e seancës nuk përbën shkelje procedurale, të njëjtat nuk e pezullojnë dhe as nuk e zgjasin afatin kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet të konstituohet”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.
Ai ka deklaruar se pa u përmbyllur konstituimi, procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk fillon fare.
“Pas konstituimit, partitë do t’i kenë të plota 60 ditë për diskutime, marrëveshje dhe zgjedhjen e Presidentit. Prandaj, e pakuptimtë të kërkohet “kohë shtesë për Presidentin” duke e shtyrë pikërisht procesin që e aktivizon atë kohë”.
Seanca konstituive u ndërpre pas betimit të deputetëve. Ka mbetur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Teksa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit që do të hapte rrugën për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjen e presidentit të shtetit skadon të premten në mesnatë, dy partitë ende nuk duken afër një ujdie. Për më tepër, procesin negociues mund ta ndërlikojë kërkesa e shprehur publikisht e LDK-së që ta ketë postin e presidentit. Për LVV-në e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, presidenti i ri i vendit duhet të jetë një figurë jopartiake dhe konsensuale, ndërkaq për LDK-në kushdo që i ka 80 vota.
Tre shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova. Ndonëse ende...
Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku n&eum...
Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosov...
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar më shumë kohë për vijimin e konsultimeve me partitë politike në ...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të enjten se mesi i shtatorit është caktuar për mbajtjen e seancave...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se çelësi i një marrëveshjeje me Lëvizjen Vet&...
Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve parlamentare...
Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare n&eum...
Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdix...
Takimi i radhës mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demok...