KOSOVA

Prapaskenat e themelimit të Gjykatës Speciale, Hoxhaj: Ja çfarë do të ndodhte nëse nuk e votonte Kuvendi i Kosovës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shtator 2026, 22:04
Prapaskenat e themelimit të Gjykatës Speciale, Hoxhaj: Ja

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer prapaskenat e themelimit të Gjykatës Speciale, presionin ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës dhe debatet e vështira që kishin ndodhur brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Hoxhaj ka treguar se në kohën e publikimit të raportit të Dick Martyt, institucionet e Kosovës kishin shqyrtuar mundësinë që ta padisnin atë, ndërsa partnerët ndërkombëtarë fillimisht kishin sugjeruar që raporti të mos merrej seriozisht.

"Nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së e themelon Gjykatën, me votë ruse dhe kineze, kjo mund të ketë pasoja marramendëse. 'Nëse nuk e themeloni ju gjykatën, e themelon OKB-ja'. Kjo ka qenë temë serioze. Kur ka shpërthy lajmi i raportit të Dick Martyt fillimisht në The Guardian, unë e di që atë ditë ne jemi mbledhë me Kryeministrin Thaçi. Reagimi i parë ka qenë që ne duhet ta çojmë në gjykatë Dick Martyn, që ai të përballet me drejtësinë. Por e di që edhe reagimi i parë i partnerëve tanë perëndimorë, i ambasadorëve amerikanë dhe evropianë, QUINT-it, ishte që ne nuk na nevojë që ta marrim seriozisht këtë raport. Unë mendoj që goditjen e madhe të dytë që e ka marrë Kosova ka qenë publikimi i raportit të Clint Williamson, i cili me një 8 faqe tekst pretendonte që pretendimet e Dick Martyt qëndrojnë.", ka thënë Hoxhaj.

I pyetur për presionin ndërkombëtar, Hoxhaj ka thënë se partnerët ndërkombëtarë fillimisht kishin dhënë shpjegime për nevojën e themelimit të Gjykatës Speciale, ndërsa më pas kishte nisur edhe presioni ndaj institucioneve të Kosovës.

"Shpjegimi ka qenë i natyrës që raporti i Dick Martyt ka prodhuar re të zeza mbi Kosovën. Këto re të zeza duhet të hiqen se janë në dëm të vendit. Pastaj, ka pas presion ndërkombëtar që thonin 'nëse ju nuk e themeloni gjykatën, e themelon OKB-ja' dhe kjo ka qenë temë serioze. Në atë kohë ne e kemi pasur një shpresë, që nëse themelohet nga Kosova, një gjykatë e cila është e Kosovës, nuk do të na bënte neve viktima të ndonjë dredhie apo kurthi gjeopolitik. Ne kemi mendu që nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së e merr një vendim të tillë dhe e themelon gjykatën me votë ruse dhe kineze, kjo mund të ketë pasoja marramendëse mbi shtetin e Kosovës.", ka shtuar Hoxhaj.

Hoxhaj është pyetur edhe nëse kishte pasur hezitime brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar se kjo çështje kishte shkaktuar debate dhe mosmarrëveshje të mëdha në institucionet e vendit, ndërsa ka theksuar se personalisht e kishte kundërshtuar fuqishëm raportin e Dick Martyt.

"Ka pasur hezitime, ka pasur debate të vështira në grup parlamentar, ka pasur debate të vështira në kryesi të Partisë Demokratike të Kosovës, ka pas debate dhe mosmarrëveshje të mëdha edhe brenda për brenda Qeverisë së Kosovës. Unë e kam sulmuar me krejt potencialin tim politik, akademik, raportin e Dick Martyt, i cili në thelb është racist. Kur e sheh raportin se çfarë shoqërie përshkruan, është koncept serb mbi shoqërinë shqiptare. Tek kur ka filluar procesi gjyqësor në Hagë, ne e kemi pa që motivi kryesor për të cilin është kriju gjykata, nuk ka qenë fare raporti i Dick Martyt. Ka qenë krejt qëllim politik. Kjo luftë speciale ndaj Kosovës do të vazhdojë. Nëse konfirmohet dënimi në Apel, jam i sigurt që faza e radhës, caku i radhës ka me qenë shteti i Kosovës.", ka thënë Enver Hoxhaj, në Histori të Pathëna në Klan Kosova.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues