Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit që do të zgjidhet nga legjislatura e njëmbëdhjetë.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga Presidenca e Kosovës thanë se vendi nuk mund të mbetet pa ushtrues detyre të presidentit.
“Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kushdo qoftë ai apo ajo, ushtrimi i detyrës së presidentit kalon te kryetari i ri i Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit të Republikës”, tha Presidenca në një përgjigje për REL-in.
Legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet e qershorit, ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, që nisi më 6 gusht, nuk është përmbyllur, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkon që fillimisht të ketë pajtim për zgjedhjen e presidentit të vendit. Haxhiu ushtron detyrën e presidentit që nga 4 prilli, si kryetare e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar në krye të shtetit të Vjosa Osmanit.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se gjashtë muaj. Në rastin e Haxhiut, ajo mund ta ushtrojë këtë post deri më 4 tetor.Nga Presidenca e Kosovës e lanë të hapur mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarim, nëse deri më 4 tetor deputetët nuk zgjedhin një president të ri të shtetit.
“Në këtë fazë nuk do të paragjykonim nëse do të paraqitet nevoja për një procedurë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Megjithatë, sipas këtij institucioni, aktualisht fokusi duhet të jetë te zgjedhja e një presidenti me mandat të plotë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në fillim të kësaj jave arritën marrëveshje për çështjen e presidentit. Ky partitë propozuan Bekim Sejdiun, ish-gjyqtarin e Gjykatën Kushtetuese, për postin e presidentit.
Por, një ditë më vonë, marrëveshja nuk u përkrah nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo mund ta prodhojë kreun e ri të shtetit.
Pas këtij zhvillimi, kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të vazhdojnë përpjekjet për çështjen e presidentit, duke shtuar se tani janë 74 vota për Sejdiun.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në votim nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës.
Në dy rundet e para nevojiten 80 vota, ndërsa në të tretin 61, me së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.
Nëse presidenti nuk zgjidhet as në rundin e tretë, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh./ REL
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Gjashtë deputetë, një marrëveshje e refuzuar dhe një parti që po përballet me një nga përplasjet më serioze ...
KOSOVË- Një dokument me autorësi ende të pasqaruar publikisht, i përfshirë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Sh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së n...
Partia liberale austriake NEOS ka kërkuar nga Komisioni Evropian një reagim të ashpër ndaj Serbisë, duke propozuar pezullimin e negocia...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë takuar pas dështimit t&eum...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka liruar nga detyra të 18 gjyqtarëve serb&e...
Kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk do të sigurohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Dem...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi sot takime të reja me LDK-në sa i përket çështjes s...