Protesta për ish-krerët e UÇK/ Flamuri gjigant kuqezi shpaloset në Prishtinë

Një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbrëmjen e së dielës në qendër të Prishtinës, gjatë protestës së organizuar në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, ndërsa në mesin e tyre është shpalosur flamuri shqiptar me përmasa të mëdha.
Në pamjet nga protesta shihet flamuri duke u mbajtur nga dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa përreth tij janë grumbulluar protestues të tjerë, disa prej të cilëve mbajnë flamuj dhe pankarta.
Protesta po zhvillohet pas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se ka angazhuar kapacitete njerëzore dhe logjistike për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin e trafikut në kryeqytet.
Lexo edhe
KOSOVA
Identifikohet një nga veprimtarët e vrarë nga forcat serbe në varrezat masive në Zubin Potok

Nga “George Washingtoni i Kosovës” te Haga - Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

Dhomat e Specializuara/ A duhej pritur vendimi i Apelit? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave

Kurti: Strategji shtetërore kundër vendimit të Speciales

Ish-luftëtari i UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Protesta e katërt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë/ Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020...





