KOSOVA

Pse është problematike për LVV-në shprehja “në emër të popullit serb”?

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 18:57
Pse është problematike për LVV-në shprehja “në

Disa fjalë që deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i përdori teksa propozoi një bashkëpartiak të tij për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ishin ndër shkaqet e shtyrjes së seancës konstitutive të legjislaturës së 11-të, më 9 shtator.

Teksa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e konsideroi jokushtetues përdorimin e shprehjes “në emër të popullit serb” nga Simiq, Lista Serbe akuzoi kreun e saj, Albin Kurti, se po përpiqet ta vonojë formimin e institucioneve, në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen në dhjetor, kur ai mund të llogarisë edhe në votat e diasporës.

A është i diskutueshëm përdorimi i këtij termi?

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se Simiq duhej ta propozonte kandidatin për nënkryetar të Kuvendit me fjalët “në emër të grupit parlamentar të Listës Serbe”, por ai nuk e arsyeton as reagimin e LVV-së.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës tashmë është shkelur, pasi Kuvendi nuk është konstituuar brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve – afat i përcaktuar në një prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova gjendet në një krizë të thellë politike dhe institucionale tash e gati dy vjet. Zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 7 qershor, ishin të tretat brenda 18 muajsh dhe u shpallën pasi partitë politike nuk arritën të pajtoheshin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Afati për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Tani kemi vetëm manovra politike, inate ballkanike dhe primitivizëm”, vlerëson Kryeziu.

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se përdorimi i termit “populli serb” nuk është kontestues.

Ai e cilëson vendimin e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, për ta ndërprerë seancën për këtë arsye si “akt populist”, që u përdor pasi “Vetëvendosjes i duhej një alibi për ta shtyrë konstituimin e Kuvendit”.

“Simiq e ka përdorur pa asnjë problem të njëjtën shprehje në Kuvend në vitin 2021, sikurse Albulena Haxhiu në vitin 2018 në qëndrimin e saj për dialogun, por edhe vetë Kurti më 3 qershor 2023, në fjalimin e tij në Kuvend lidhur me sulmin ndaj KFOR-it në veri të Kosovës”, thotë Muhaxhiri.

Deputeti i partisë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar e kishte përdorur këtë term, të cilin LVV-ja tani e konsideron kontestues, edhe në seancën e 10 tetorit 2025, kur kishte thënë: “Duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese, propozojmë që nënkryetar i Kuvendit nga populli serb të jetë Zllatan Ellek”.

Muhaxhiri vlerëson se, duke marrë parasysh rrethanat aktuale, Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet së shpejti, pasi “Kurti nuk e dëshiron këtë”.

Ai thekson se Kurti, i cili është edhe kryeministër në detyrë i Kosovës, gëzon mbështetje të madhe nga diaspora, dhe se një skenar i mundshëm është që ai të synojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja rreth festave të fundvitit, kur në Kosovë zakonisht vijnë votues nga jashtë vendit.

“Dhe, me shumë gjasa, Gjykata Kushtetuese do të duhet të angazhohet sërish fuqishëm dhe të përpiqet të kontribuojë në rregullimin e këtij kaosi të madh politik”, thotë ai.

Kushtetuesja ka ndërhyrë disa herë gjatë dy vjetëve të fundit për të zhbllokuar proceset drejt formimit të institucioneve.

Pse për LVV-në janë të kontestueshëm edhe kandidatët e partive shqiptare?

Në seancën konstituive të 9 shtatorit, Albulena Haxhiu e LVV-së u zgjodh kryetare e Kuvendit.

Procedura, më pas, ngeci te zgjedhja e pesë nënkryetarëve – tre nga partitë shqiptare dhe dy nga komunitetet joshumicë.

Haxhiu e shtyu vazhdimin e seancës për datën 11 shtator, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth nënkryetarëve nga partitë shqiptare, si dhe mënyrës se si Lista Serbe e paraqiti propozimin e saj për kandidat.

Partitë nuk arritën të pajtoheshin se si duhej të votohej për nënkryetarët: veçmas apo në pako.

Në përbërjen e kaluar të Kuvendit, votimi ishte bërë në pako.

Muhaxhiri thotë se zhvillimet e fundit nuk e befasojnë, pasi, sipas tij, lideri i LVV-së “përdor metoda të çuditshme dhe vendos korniza surreale të veprimit politik”.

Në këtë kontekst, ai shpjegon se Kurti ka deklaruar se nuk do t’i mbështesë kandidaturat e Kujtim Shalës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Vlora Çitakut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pasi ata kanë thënë publikisht se nuk do ta mbështesin kandidatin e tij për president të Kosovës.

“Kjo do të thotë se Kurti publikisht kërkon prej tyre të heqin dorë nga qëndrimet, karrierat dhe identitetet politike, ose që partitë e tyre t’u nënshtrohen dëshirave të tij dhe t’i zëvendësojnë me kandidatë të tjerë që do të ishin të pranueshëm për të. Kjo është fantashkencë, jo politikë reale”, thotë Muhaxhiri.

Sikurse Lista Serbe, edhe LDK-ja dhe PDK-ja kanë akuzuar LVV-në dhe kryeministrin në detyrë për zvarritjen e procesit të formimit të institucioneve të reja./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?