Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me deklaratën se Millan Radoiçiç nuk është kriminel, po inkurajon sulmet ndaj policëve të Kosovës.
“Deklarata e Vuçiçit tregon që ai e kontrollon sistemin e drejtësisë dhe që sulmet ndaj policëve të Kosovës nuk paraqesin krime për Serbinë dhe ato kësisoj inkurajohen nga vetë kreu i shtetit atje”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka.
Në fillim të javës, Vuçiç deklaroi se Radoiçiç – i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023 – ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim.
“S’keni thënë pse Millan Radoiçiç është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha udhëheqësi serb.
Ndonëse ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës, Radoiçiç është i lirë në Serbi, me adresë të regjistruar në Beograd. Serbia nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë ndaj tij. Megjithatë, ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Manxhuka tha se Qeveria në detyrë e Kosovës kërkon nga faktori ndërkombëtar që të dënojë “këtë degradim të mëtutjeshëm në sjellje të shtetit të Serbisë”.
“Deklarime të tilla dëshmojnë se Serbia nuk ka ndërruar mendje karshi Republikës së Kosovës dhe se kjo mendësi paraqet rrezik për paqen në rajon dhe më gjerë”, tha ai.
Zëdhënësi shtoi se për Kosovën ka qenë e qartë që sabotimi dhe luftimi i sundimit të ligjit në veriun, e banuar me shumicë serbe, “organizohet dhe dirigjohet nga Serbia”.
“Fakti që ky grup [që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit] u organizua, ushtrua, përgatit dhe në fund u fut nga Serbia në Kosovë, por edhe u armatos me armë zyrtare të shtetit të Serbisë, të dëshmuar edhe evidentuar në provat e gjetura në terren, tregon qartë se Serbia ishte mbrapa dhe sipër”, tha ai.
Kosova e konsideron sulmin në Banjskë si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Por, Beogradi mohon çdo përfshirje.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë dhe në mesin e 45 personave të akuzuar është edhe Radoiçiçi, i cili përshkruhet si “kreu i grupit terrorist”.
Për këtë rast, më herët gjatë këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre persona: dy prej tyre me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet burgim.
Të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrati dhe për ta Kosova ka lëshuar fletarrestime përmes Interpol-it. Kosova vazhdimisht kërkon që Serbia ta dorëzojë Radoiçiçin për t’u përballur me drejtësinë. Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiçi ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ndërkaq i kërkojnë Beogradit që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë./rel
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
1 Korrik16:16
Grup i strukturuar kriminal, kontrabandë nafte dhe transaksione fiktive, arrestohen nëntë persona në Kosovë
KOSOVË- Autoritetet në Kosovës thanë se kanë arrestuar 9 të dyshuar gjatë një operacioni që shënjestroi nj&eum...
KOSOVA
1 Korrik12:40
Cenuan rendin dhe sigurinë e Kosovës, Gjykata e Prishtinës dënon me dëbime dhe ndalim hyrjeje 36 serbë!
Gjykata Themelore në Prishtinë dhënë vendimin me dëbim dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba p&eu...
KOSOVA
30 Qershor19:48
Partitë në Kosovë pranë marrëveshjes për Presidentin, Vetëvendosje mirëpret idenë e AAK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur propozimin e deputetit të zgjedhur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Be...
KOSOVA
29 Qershor23:54
Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit
Zyra e Bashkimit Evropian ka thënë se Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit t&e...
KOSOVA
29 Qershor23:15
E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca, dalin detaje të reja
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj kërkesë për caktimin e masës së parab...
KOSOVA
29 Qershor18:00
Kushtetuta serbe nuk ia lejon një mandat të tretë si president/ Analiza: A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vu...
KOSOVA
29 Qershor12:24
Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Gjermani i ka marrë jetën një të reje shqiptare nga fshati Damanek i Malishev...
KOSOVA
28 Qershor16:19
Brohoritën 'Kosova është Serbi' gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici
Disa njerëz u shoqëruan në polici pas shënimit të festës së Vidovdanit në Gazimestan të dielën, rreth dhjet&...
KOSOVA
28 Qershor12:57
Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Së...
KOSOVA
27 Qershor13:39
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë/ Ja sa deputetë fituan partitë politike në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Re...